Futboll Seria A Sport

KOMENTON SFIDËN ZENIT-JUVENTUS/ Seedorf: Mund të fitohet edhe duke luajtur keq, por…

Clarence Seedorf ka komentuar fitoren 1-0 të Juventusit në Rusi me holandezin që përveçse pranon idenë e lojës së ish-trajnerit të tij te Milani, Masimiliano Alegri, ka edhe disa rezerva për bardhezinjtë.

“Ishte një ndeshje e vështirë, e luajtur jo mirë nga Juventusi, ndonëse unë jam dakord me idenë e Alegrit se në momentet e vështira mund të fitosh edhe shëmtuar. Fundja, në futboll vlen rezultati dhe të bërit ndryshimin me individualitetet në ndeshje të mbyllura si kjo është specialitet i Alegrit.

Por nëse Juventusi po tregon se me tri pikët e radhës do të ketë një vetëbesim më të madh, ajo që duhet është se niveli i lojës së tyre është ende shumë larg, ndaj për të tentuar trofe nevojitet shumë herë më shumë”, tha holandezi.

Related posts

LIVE/ Chelsea-Slavia Prague, starton sfida në “Stamford Bridge”

Delo.autor

REAL MADRID-OSASUNA/ Thyhet mbrojtja e miqve, “Los Blancos” realizon 2 gola në 4 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Ze Maria nuk kënaqet me barazimin dhe flet për PARTIZANIN: Derbi është ndeshja me e lehtë

Isa.Autor

Leave a Comment