Futboll Sport

KRYEVEPRA QË SHPËTOI MILANIN/ Benaser: Praktikoj boks, po ta gjuaj 10 herë… (VIDEO)

Ndeshja e sotme e Milanit ndaj Bolonjës rezultoi më e vështirë se sa mendohej edhe pse kuqezinjtë ishin në superioritet numerik. Milani vuajti deri në fund për të marrë tri pikët dhe për të zgjidhur ndeshjen u desh një gjuajtje spektakolare e Benaser nga jashtë zonës për të çuar shifrat në 3-2, me golin e Ibrahimoviç në minutën e 90 që vulosi rezultatin 4-2 për kryesuesit e Serisë A.

Benaser e pranoi se ndonëse praktikohej, një gjuajtje e tillë ishte e vështirë për t’u realizuar.

“Ndoshta do të gjuaj 10 herë, por do ta bëj një gol të tillë vetëm një herë. Nuk u mendova gjatë, thjesht gjuajta. E kapa mirë, bëra një gol me peshë dhe ndaj jam i lumtur.

A më ndihmon boksi për koordinimin? Po, mendoj se duhet të jesh i ekuilibruar dhe pastaj duhet ta godasësh mirë. Të lëshosh këmbën. Por nuk di ta shpjegoj, është thjesht një gjë që e bën dhe kaq”, tha Benaser pas sfidës.

VIDEO

Related posts

E BUJSHME/ Rikthehet legjenda Raul Gonzales, Real Madridi e bën…

Delo.autor

KRITIKON PLANET E UEFA-S PËR KRIJIMIN E NJË KOMPETICIONI/ BE: Super Liga kërcënon vlerat europiane

Delo.autor

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Partnerja e yllit Dybala: Jam biseksuale, nuk kam asnjë…

Delo.autor

Leave a Comment