Futboll Sport

FITORJA ME NAPOLIN LË PASOJA/ Milani humbet kapitenin

E vetmja notë negative në suksesin e Milanit kundër Napolit dje në San Siro ishte padyshim dëmtimi i Davide Calabria, i cili u detyrua të largohej nga fusha gjatë pjesës së parë të ndeshjes për shkak të një problemi fizik. Kapiteni, sipas asaj që shkruajnë mediat, do t’i mungojë kuqezinjve ndaj Rennes dhe Monza-s. 27-vjeccari Calabria ka luajtur 21 ndeshje këtë edicion, ku ka dhuruar edhe 3 asiste.

Malick Thiaw, i cili nuk është aktivizuar për shkak dëmtimi që nga fundi i nëntorit, është gati të kthehet në fushë dhe do të jetë gati për ndeshjen e Europa League kundër Rennes. Në grup rikthehet edhe Mattia Caldara.

Milan synon që të mbyllë kampionatin sa më lart të jetë e mundur, ndërsa objektiv për t’u përmendur mbetet edhe Europa League. Sesi do shkojnë gjërat për skuadrën e Piolit, mbetet të shihet.

Related posts

TE INTER DUEHT TË RESIN PËR TROFE/ Por familja Zhang gjen lumturinë në Azi falë ish-bomberit “zikaltër” (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Mungon vetëm Zguro, ja formacioni i mundshëm tek “krutanët”…

Delo.autor

REVOLUCION TEK “KATALANASIT”/ Koeman telefonon yllin e Barcelonës, i tregon që nuk e ka në planet e tij

Delo.autor

Leave a Comment