Futboll Sport

VAZHDON TË SHKAKTOJË POLEMIKA/ “Çmendet” James Rodriguez, shihni si tenton të sulmojë arbitrin (VIDEO)

Ish-mesfushori i Real Madrid, Hames Rodrigez vazhdon të prodhojë polemika. 30 vjeçari është bërë protagonist me një gjest të shëmtuar ndaj arbitrit.

Al Rajan,skuadër ku luan Rodrigez, humbi në transfertë me rezultatin 1-2 ndaj Al Arabi. Po ajo që bëri më shumë bujë ishte kartoni i kuq që mori kolumbiani.  Mesfushori mori një karton të verdhë pas protestave ndaj arbitrit, edhe pse skuadra e tij kishte fituar një goditje dënimi.

Ky vendim e acaroi Rodrigezin, i cili shkoi i tërbuar që të sqarohej me arbitrin. U deshën disa shokë të ekipit që ta ndalonin, por arbitri i dha kartonin e dytë të verdhë.

Hames Rodrigez doli nga fusha duke hequr bluzën, por veprimi i tij ndaj arbitrit bëri xhiron e botës.

Related posts

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Inter mposht Napolin me përmbysje të “çmendur” dhe futet në garë për titull

Delo.autor

LEGJENDARI NXIT BARCELONËN/ Barjuan: Shfrytëzoje pakënaqësinë e Iscos

Isa.Autor

Trofeu i parë si kapiten/ Radas: Vazhdojmë të fitojmë si sezonin e kaluar

Isa.Autor

Leave a Comment