Futboll Sport

LAJM I MIRË/ Kosova vazhdon prurjet e reja, mesfushori i skuadrës holandeze merr “ok” nga FIFA

Kosova vazhdon politikën e afrimit të lojtarëve të ri në ekipin përfaqësues teksa futbollisti i radhës që i është bashkuar dardanëve është 23-vjeçari, Toni Domgjoni.

Domgjoni është futbollist i lindur në Kroaci, por që është aktivizuar në të gjitha ekipet zinxhirë të Zvicrës. Ftesa për 23-vjeçarin erdhi këtë tetor në prag të dy sfidave që dardanët do të luajnë ndaj Suedisë dhe Spanjës, por ajo ccka nevojitej ishte leja e FIFA-s që lojtari të aktivizohej normalisht me përfaqësuesen kosovare.

Organi më i lartë i futbollit në botë e ka aprovuar kërkesën e Federatës Kosovare të Futbollit, dhe ishin këta të fundit që lajmëruan për inkuadrimin e Domgjonit te dardanët. Aktualisht mesfushori aktivizohet për skuadrën holandeze të Viteshes pas 3 viteve të kaluara në radhët e Zyrihut në Zvicër.

Postimi i FFK-së

Kombëtarja e Kosovës ka marrë një lajm të mirë në prag të udhëtimit për në Suedi në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”. Në fakt, FIFA e ka njoftuar sot FFK-në se kërkesa e saj për ndërrimin e kombëtares për mesfushorin e klubit holandez, Vitesse, Toni Domgjoni është miratuar dhe ai ka të drejtë të luajë për ekipin kombëtar të Kosovës.

Related posts

Zidan njofton për konferencë për shtyp! Rinovim apo dorëheqje

Sadik.Autor

KËRKOHEJ ME NGULM NGA “ZIKALTËRIT”/ Arrin marrëveshjen me Napolin sulmuesi spanjoll…

Delo.autor

AGJENTI PUNON PËR TË MBYLLUR MARRËVESHJEN/ Vidal drejt skuadrës së njohur europiane

Delo.autor

Leave a Comment