Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

BOTËRORI 2022/ Një gol nga hiçi dhe kaos në “Air Albania”, Polonia mposht Shqipërinë dhe merr vendin e dytë

Polonia na mund përsëri, kësaj here 1-0 në “Air Albania Stadium” dhe merr vendin e dytë në Grupin I. Një sukses i ardhur në pjesën e dytë, kur ndëshkohemi me një gol që nuk pritej.

Por ajo që ra në sy ishte ndërprerja e ndeshjes pas shënimit të golit të miqve, teksa tifozët shqiptarë të provokuar hodhën sende në fushë e lojës, duke rrezikuar të dëmtonin futbollistët e Polonisë. Ishte hera e dytë që ndodhte dhe gjyqtari ndali lojë. Kjo ndodhi në minutën e 77-të të ndeshjes, kur të dyja skuadrat po kërkonin me ngulm.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, me polakët pak më shumë ngacmues. Reja fut më herët Brojën, duke zëvendësuar Uzunin, por nuk ka gol kësaj here.

Për të ardhur në minutën e 77-të, kur Sëiderski shënon gol për Poloninë. Një kros i gjatë, topi në shtyllën e dytë dhe polaku nuk fal, me Berishën të dorëzuar në cepin e portës. Rikthimi në fushë nuk është se sjell përmbysje, por as gol sigurie të Polonisë, mbyllet 0-1 dhe tashmë Shqipëria duhet të mendojë për vendin e tretë në grup.

Related posts

Kjo ishte “Iniesta Clasico”; Ramos mburret me dhuratën e veçantë….

Sadik.Autor

Holanda më në fund dinjitoze, 3 gola në pjesën e parë i “mbyllin gojën” Ronaldo-s dhe Portugalisë

Sadik.Autor

PARAKALOI ISH-KAPITENIN INIESTA/ Messi bëhet “vrasësi” i miteve, ja objektivi i radhës

Delo.autor

Leave a Comment