Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Dinamo-Kukësi. Rezultati 0-1

Dinamo do të presë mbrëmjen e sotme në ‘’Air Albania’’ Kukësin për javën e 7-të të ‘’Abissnet Superiore’’.

Blutë vijnë pas një fitore të vuajtur në Korçë ndaj Skënderbeut, ndërsa ndaj Kukësit do të kërkohet vazhdimësi. Verilindorët kanë treguar se këtë sezon duhet marrë seriozisht. Skuadra e drejtuar nga Longo mposhti Vllazninë javën e kaluar dhe ndeshja me Dinamon pritet të dhuroj spektakël.

Sa i përket formacioneve, Shkëmbi do të hedhë në fushë formacionin 4-2-3-1, duke hedhur përpara Mihanën, Ibraimin, Haxhiun dhe Çinedun ndërsa Bardhi e Gavazaj do ta nisin nga stoli.  Longo nuk heq dorë nga formacioni bazë, duke i besuar sulmin Bashës, Milunoviçit dhe Feizhaos ndërsa De Lukas do ta nisë nga stoli takimin.

 

LIVE/ Dinamo – Kukësi  0-1

28′ Basha

KOMENTI LIVE

61′ Feizhao ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje në sulm ndaj Çinedus. Tjetër faull i rrezikshëm për blutë.

60′ Një goditje dënimi e rrezikshme për Dinamon, kapiten Ibraimi provon krosimin por topi pastrohet nga zona e verilindorëve.

54′ Zëvendësim në radhët e Kukësit, largohet Ardit Hila vendin e tij e zë spanjolli De Lukas.

48′ Çmendet Çinedu, sulmuesi i Dinamos bën gjithçka mirë dike dribluar katër kundërshtarë, por goditja e tij përfundon fare pranë traversës.

46′ Nis sfida, Dinamo shkelmon topin nga mesi i fushës.

Mbyllet pjesa e parë. Kukësi në avantazh pas supergolit të shënuar nga Edi Basha, ndërsa Dinamo ”qan” rastet e humbura në minutat e para të takimit, ku vlen për tu përmendur rasti i humbur nga kapiteni Agim Ibraimi. 

44′ Gjyqtari i katërt akordon 2 minuta shtesë.

44′ Nxehen gjakrat, Enea Jorgji ndëshkon me karton të verdhë Rimal Haxhiun dhe Gjelbrim Taipin pas një përplasje të këtyre dyve në mesfushë.

42′ Ergys Peposhi provon të surprizojë Harizajn duke goditur bukur me të majtën, por goditja e mbrojtësit përfundon mbi kuadratin e portës.

37′ Bruno Lulaj i shtrirë në fushë pas një dyluftimi me Mihanën në vijën përpara mbrojtjes. Gjelbrim Taipi nxjerr topin jashtë për t’i ardhur në ndihmë shokut të skuadrës.

32′ Pas 4 minutash rinis loja, pasi gjyqtari Jorgji priti konfirmimin nga VAR-i pas dyshimeve se sulmuesi Edi Basha ishte në pozicion jashtë loje në momentin e golit.

28′ GOOOOOOOOL Dinamo 0-1/ Edi Basha shënon një supergol. Pas një topi të gjatë nga mbrojtja, kroati mposht portierin me një parabol mjaft të bukur duke çuar në delir verilindorët.

25′ Dinamo më mirë në 25 minutat e para. Skuadra e Shkëmbit e organizuar në të gjitha repartet duke rrezikuar disa herë me kundërsulme përpara, ndërsa Kukësi thuajse pa identitet këto minuta të para.

20′ Ardit Hila ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje në dëm të kapitenit të Dinamos, Ibraimi.

14′ E pabesueshme çfarë rasti humbet Agim Ibraimi. Kapiteni gabon i vetëm para Tafas duke goditur fort, por sfera përfundoi jashtë kuadratit të katërkëndeshit.

10′ Milunoviç kërkon një 11-metërsh pas një kontakti në zonë me Sofranac, por gjyqtari bën me shenjë të vazhdojë loja.

9′ Dalja e parë e rrezikshme për Kukësin, Shqiprim Taipi provon të dalë shpejt nga e djathta por reagon shpejtë Sofranac e më pas Eni Imami duke mbyllur gjithçka.

7′ Tjetër rast për Dinamon, Mihana tenton një krosim të ulët, sfera përfundon në këmbët e Siljanovskit, por goditja e këtij të fundit është e dobët duke mbyllur një tjetër aksion të rrezikshëm të bluve.

3′ Sërish rrezikshëm Dinamo. Kësaj here provon Çinedu me një të majtë të fuqishme, por Tafas ndodhet në pozicion.

2′ Rrezikshëm Dinamo, blutë fitojnë goditjen e parë nga këndi.

1′ Starton sfida, Kukësi shkelmon topin e parë nga mesi fushës.

Related posts

MBROJTËSIT “VRASËS”/ RAMOS “kërcënon” Koeman si golashënuesi më i mirë i…

Isa.Autor

STOLI I KOEMAN NË RREZIK. Presidenti Laporta kërkon Martinez, pjesa tjetër duan… Xavin

Delo.autor

“KATAR 2022″/ Pas 11 mintuash lojë, ylli Jota ndëshkon me kokë Serbinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment