Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Vllaznia-Tirana. Rezultati 0-2

Vllaznia dhe Tirana jo më kot cilësohet si “Klasikja” e futbollit shqiptar dhe sot të dyja skuadrat do të përballen në një sfidë që pritet të jetë fantastike.

Bardheblutë vijnë për një fitore për kreun ndërsa për Vllazninë fitorja ndaj Tiranës do të ishte jetike për vazhdimësinë.

 

LIVE/ Vllaznia – Tirana  0-2

25′ Xhixha, 77′ Seferi

KOMENTI LIVE

Mbyllet ndeshja

90′ Gjyqtari i katërt akordon 4 minuta shtesë.

90′ Tjetër zëvendësim te Tirana. Lë fushën e lojës mesfushori Enur Totre, në vend të tij Realf Zhivanaj.

82′ Tjetër zëvendësim në radhët e Vllaznisë, lë fushën e lojës Fangaj në vend të tij Kruja.

81′ Taulant Seferi dhuron spektakël. Sulmuesi driblon dy lojtarë të Vllaznisë, pason bukur për Toshevskin i cili godet diagonal por Zogoviç pret me këmbë.

78′ Seferi ndëshkohet me karton të verdhë pasi hoqi bluzën ne festën e golit.

77′ GOOOOOOOOOOOOOOL Tirana 0-2/ Seferi merr një top nga mesi fushës dhe ndëshkon Zogoviç me një diagonale të bukur nga e djathta. Shpërthejnë në festë bardheblutë. 

75′ Tjetër zëvendësim për Vllazninë, Brdariç hedh të gjithë sulmuesit në fushë. Çoba zë vendin e Hakajt.

73′ Lë fushën e lojës Xhixha, vendin e tij e zë Gentian Muça.

70′ Pasi u konsultua me VAR-in, gjyqtari vendos të ndryshojë kartonin duke i nxjerrë të kuqin Tolit për ndërhyrjen ndaj Da Silvës.

69′ Gjyqtari i drejtohet VAR-it për një dyshim për karton të kuq për Ardit Tolin. Mesfushori ndërhyri ashpër te Da Silva duke u ndëshkuar me karton të verdhë.

67′ Mundësi mjaft e mirë për Tiranën, Xhixha provon një aksion personal, por Dianje mbyll gjithçka duke e dërguar topin në goditje nga këndi.

65′ Brdariç bën lëvizjen e parë, lë fushën e lojës Aralica, në vend të tij Da Silva. Ndërsa del dhe Heriç dhe vendin e tij e zë Hoxhaj. Zëvendësim dhe për Tiranën, Ngo i bën vend Engjëll Hotit.

54′ Ngo pason bukur në të majtën për Përgjonin, ky i fundit godet herën e parë me të majtën por Zogoviç pret, ndërsa në tentativën e dytë mbrojtësi i majtë gaboi krejtësisht duke goditur lehtë me kokë.

52′ Minuta të vakëta në fillimin e pjesës së dytë. Tirana kërkon me ngulm të ruajë rezultatin, ndërsa shkodranët ende nuk kanë gjetur hapësira.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Vllaznia shpërdoroi disa rast, por bardheblutë u treguan më cinikë duke shfrytëzuar më së miri rastet. Vendos goli i Xhixhës në këtë pjesë të parë.

45′ Gjyqtari i katërt jep 3 minuta shtesë.

44′ Goditje dënimi e rrezikshme për Tiranën. Erjon Hoxhallari provon portën fluturimthi, por Zogoviç është në pozicion.

37′ Çfarë tenton të bëjë Fjoart Jonuzi. Mesfushori godet flutrimthi por topi përfundon farë pranë shtyllës së portës.

35′ Rast i mirë për Vllazninë, Dianje kthen saktë një top nga nga goditja e këndit, por gjuajtja e Gjurgjevik përfundon mbi kuadratin e portës së mbrojtur nga Bekaj.

25′ GOOOOOOOOOL Tirana 0-1/ Xhixha çon në avantazh bardheblutë pas një shkëputje perfekte ndaj mbrojtjes shkodrane. Pas konsultohet me VAR-in, gjyqtari e cilëson si të rregullt golin. 

23′ Sërish rrezikshëm Vllaznia, Latifi provon të godasë portën me të majtën. Goditja e sulmuesit shkon fare pranë shtyllës së dytë të mbrojtur nga Visar Bekaj duke e kapur në befasi portierin bardheblu.

15′ Ka tension në fushë, një shtyrje e Aralicës drejt portierit Visar Bekaj ka sjellë ndërprerjen e ndeshjes dhe një përplasje mes lojtarëve në fushë. Kroati ndëshkohet me karton të verdhë.

14′ Çfarë mundësie për Vllazninë, Latifi gabon në pasimin e fundit duke shuar një mundësi të mirë shënimi për shkodranët.

13′ Heriç ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

7′ Tirana fiton një goditje dënimi në një zonë të rrezikshme pas një faulli të Krymit ndaj Vesel Limajt.

4′ Ngo ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Dianjes. Mbrojtësi i Vllazninë qëndron i shtrirë në tokë.

1′ Starton Klasikja.

Sfida do të nisë me një ndryshim të detyruar për Tiranën në formacion. Ismajlgeci nuk do të jetë titullar pas një dëmtimi të pësuar në nxemje, në vend të tij do të jetë Përgjoni.

Related posts

FITORJA NDAJ BARCELONËS NË CAHMPIONS/ Kimmich: Duhet të na kenë frikë, jemi rikthyer favoritë

Delo.autor

E zbulon gazeta spanjolle/ NEYMARI kërkoi DUKE QARË rikthimin në futbollin spanjoll tek…

Isa.Autor

UDINESE-INTER/ Nuk di të ndalet, Lukaku realizon golin nga… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment