Futboll Sport

MANCHESTER UNITED-LIVERPOOL/ Tifozët e “Djajve të Kuq” largohen nga “Old Trafford” nga turpërimi

Tifozët e Manchester Unitedit kanë filluar të largohen nga stadiumi Old Trafford në numër të madh, duke mos qenë në gjendje ta përballojnë turpërimin që po e përjeton klubi i tyre në duart e rivalit të përbetuar Liverpool.

Një numër i madh i tifozëve të Unitedit nisi ta braktisë stadiumin qysh në minutën e 60-të, kur rezultati ishte 5:0 për Liverpoolin.

Gjërat për tifozët dhe djajtë e kuq u përkeqësuan kur Unitedi mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Paul Pogba u përjashtua me karton të kuq.

Mohamed Salah shënoi het-trik, ndërsa golat e tjerë u shënuan nga Naby Keita dhe Diogo Jota.

Related posts

KA SURPRIZA/ Silvinjo publikon listën e Kombëtares për ndeshjen ndaj Polonisë

F.autor

“KATAR 2022″/ Maqedonia e Veriut mposht Islandën falë dopietës së Elmas, Rumania jashtë Botërorit

Delo.autor

LUFTA PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ Wolves mposht Aston Villan dhe mban gjallë ëndrrën

Delo.autor

Leave a Comment