Futboll Sport

NUK NDALET ME GODITJET/ Inter akord me sulmuesin e preferuar të Inzaghit, sot vizitat mjekësore

Mosha e Xhekos dhe muskujt e Korreas, me sa duket, nuk ofrojnë garanci. Për verën e ardhshme, Interi është në kërkim të një sulmuesi që mund të kompletojë repartin dhe të ketë një mundësi të madhe.

Ai pritet të jetë Divok Origi, belgu i lindur në vitin 1995, të cilit i skadon kontrata me Liverpulin, klubi që mund ta humbasë në verë pa fituar asgjë.

Një situatë që gjithsesi nuk i ngroh fort zikaltrit, pavarësisht se 26-vjeçari dha prova forcë kur shënoi kundër rivalëve të Milanit duke i eliminuar nga Champions-i, një turne ku ka qenë gjithmonë vendimtar në edicionin e sivjetshëm.

Në gjurmët e tij është edhe Atalanta, por rroga prej 4 milionë eurosh i tremb bergamaskët. Interi ka edhe më shumë joshje, ndaj Origi mund të rezultojë pasardhësi i Xhekos në vijën e parë, por më parë duhet gjetur formula e duhur për të dyja palët. Sondazhi i parë është bërë në ditët e fundit dhe, me sa duket, Bepe Marota ka refuzuar, por mund të ketë afrim në muajt në vijim për të gjetur një akord.

PISTA KAISEDO – Interi nuk ndalet dhe pas goditjes së Gosens, mbyll një marrëveshje të rëndësishme edhe për Felipe Kaisedon, një përforcim në sulm për të cilin Simone Inzagi kishte nevojë pas dëmtimit të Korreas.

Ekuadoriani është gati të bashkohet me trajnerin që e stërviti te Lacio. Mbrëmë vonë u arrit edhe akordi me Xhenoan. Kaisedo vishet zikaltër me formulën e huazimit deri në qershor për 800 mijë euro.

Futbollisti pritet sot për të kryer vizitat mjekësore. Në këtë pjesë të parë të sezonit me Xhenoan, Kaisedo vuajti problemet muskulore dhe regjistroi vetëm 9 prezenca në kampionat dhe një në Kupën e Italisë, duke koleksionuar vetëm 339 minuta në total.

Related posts

RROCA E ABAZAJ DEBUTOJNË NË TURQI/ Sulmuesi vjen nga stoli dhe bëhet protagonist te goli i skuadrës së tij (VIDEO)

Delo.autor

“KAM NDËRHYRË TEK INFANTINO TË JAPË “TOPIN E ARTË”/ Rummenigge: Formati i ri është super, “Pleshti”…

Delo.autor

“NA ÇAVE TR**IN, NUK DËGJON…”/ Zbulohen shkaqet e sherrit te Partizani

bora.autor

Leave a Comment