Futboll Seria A Sport

NAPOLI NUK KA RIVAL NË SERIE A/ Skuadra e Spallettit triumfon ndaj Salernitanës

Napoli nuk ka rival në Serinë A. Skuadra e Spaletit ka marrë një fitore të vuajtur ndaj Salernitanës duke e mposhtur me rezultatin 0-1.

Ishte një ndeshje mjaft e luftuar nga të dyja ekipet ku gjyqtari nxori dhe dy kartonë të kuq. Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, ndërsa në të dytën Zilinski dërgoi në avantazh Napolin.

Kastanjos la Salernitanën me 10 lojtarë në minutën e 70-të, por numri i lojtarëve në fushë u barazua pas vetëm 7 minutash,  teks ishte Kulibali që u ndëshkua me karton të kuq. Fundi ishte mjaft dramatik, por rezultati nuk ndryshoi.

Napoli ruan kreun duke shkuar në kuotën e 31 pikëve pas 11 ndeshjesh, ndërsa e gjithë vëmendja do të jetë nga sfida Roma-Milan që luhet në mbrëmje.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Bylis-Flamurtari. Rezultati 0-0

Delo.autor

U AKUZUA PËR PËRDHUNIMIN E TRTE GRAVE/ Nuk ka liri për mbrojtësin Mendy, ja dënimi që merr nga gjykata…

Delo.autor

Scaloni publikon listën/ 4 emra të rinj dhe 1 përjashtim i befasishëm për Argjentinën

Isa.Autor

Leave a Comment