Futboll Sport

NASRI, TI JE? Transformimi i “Fantazistit” francez po bën xhiron e botës (FOTO)

Vetëm një muaj më parë ka shpjeguar arsyet që e kanë shtyrë t’i jepte lamtumirën futbollit.

Fjalët e tij kanë bërë që shumë tifozë të ndihen keq, por forma e tij aktuale mund të ketë qenë një goditje më e madhe për të pasionuarit e futbollit.

Po flasim për Samir Nasri, ish-ylli i Marseilla, Arsenal, Manchester City dhe Sevilla.

Fantazisti ka marrë pjesë në “Match des Heros”, ndeshje e organizuar edhe për lamtumirën e tij nga futbolli mes legjendave të Marseille dhe një skuadre të Unicef, dhe i ka befasuar të gjithë jo me lëvizjet e tij, por me fizikun.

Nasri ka konfirmuar fundin e karrierës së tij 26 shtatorin e kaluar në moshën 34 vjeç dhe prej rreth një viti është pa skuadër, pas eksperiencës së fundit tek Anderlecht.

Francezi duket se ka marrë shumë kile në pak kohë, duke shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale, me tifozët që kanë pyetur se çfarë i kishte ndodhur ose thjesht nuk kanë mundur t’u besonin syve.

 

Related posts

Florian Marku pas fitores: Serbi nuk ishte asgjë, do bëhem kampion i UFC

Sadik.Autor

“KAMPIONATI DO TË JETË E HAPUR DERI NË FUND”/ Zambrotta: Tri skuadra favorite për titullin. Surpriza mund të jetë…

Delo.autor

Valverde: Messi, lojtari më i mirë që ekziston dhe do të ekzistojë

Q.Autor

Leave a Comment