Kategoria Superiore Shqipëri

Laçi sfidon Teutën për Europën, Lushnja kërkon të zgjojë ëndrrën përballë Luftëtarit

Në orën 13:00 do të luhen edhe dy takime të tjera të Kategorisë Superiore.

 

 

Laçi do të presë në shtëpi skuadrën e Teutës e cila nuk njeh fitore prej 6 ndeshjesh në kampionat, ku 4 prej tyre janë humbje. Durrsakëve të drejtuar nga Stavri Nica kjo fitore u duhet jo vetëm për të kaluar krizën, por edhe për të marrë 3 pikët të cilët do t’i mbanin larg zonës së ftohtë në tabelën e klasifikimit.

Laçi, surpriza e këtij sezoni në Superligë, do të jetë e motivuar në maksimum për të dalë me rezultat pozitiv, pasi përballja me Teutën në një moment të tillë mund të shërbejë më së miri për të kapur Kupat e Europës.

Jo me më pak rëndësi do të jetë edhe takimi në Lushnjë ku vendasit do të presin Luftëtarin. Skuadra e drejtuar nga Hysen Dedja e sheh veten të zhytyr në vendin e fundit dhe përballja me gjirokastritët mund të shërbejë për të zgjuar ëndrrën e tyre.

Nga ana tjetër disfata në Kupë e Luftëtarit ka zbehur disi ecurinë pozitive, por 4 fitoret në katër ndeshjet e fundit në kampionat për ekipin e Likës tregojnë shumë.

Related posts

DËMTIMI E MBAN LARG FUSHAVE/ Portieri i Shqipërisë kurohet te doktori kombëtares dhe Juventusit

Delo.autor

TËRMETI/ “Dhuro për Shqipërinë”, fitimet e ndeshjes Burreli-Peqin do të shkojnë për banorët e prekur (FOTO)

Delo.autor

“EMIGRANTI I PALIGJSHËM QË MBËRRITI NË LA LIGA”/ “AS” shkrim për Uzunin: Mund të festojë si CR7 kundër Realit

Delo.autor

Leave a Comment