Futboll

Pankina e Italisë, në listë edhe ish-trajneri i kombëtares shqiptare

Gianni De Biasi kaloi një periudhë të mirë te Shqipëria, ku ndërtoi një grup të shkëlqyer duke na kualifikuar për herë të parë në finalet e një eventi madhështor si Europiani. Megjithatë, largimi nga kuqezinjtë nuk është se i ka sjellë përfitime teknikut italian.

Drejtoi Deportivo De Alaves në La Liga, por nuk arriti të ndryshojë skuadrën, duke u shkarkuar pas një periudhe të shkurtër.

Përherë është folur për të marrë drejtimin e ndonjë kombëtareje me emër apo klubeve që kanë bërë epokë, megjithatë, veç fjalë. Por, gjatë ditëve të fundit nga mediat italiane janë shtuar zërat se do të marrë drejtimin e Italisë.

Përkohësisht është Di Biagio në krye të pankinës së katër herë kampionëve të botës, ndërsa Alessandro Costacurta është ngarkuar që të zgjedhë emrin e ri. Sipas “calciomercato.it”, në listën e ish-mbrojtësit të Milanit është dhe emri i ish-trajnerit kuqezi.

“Alessandro Costacurta do të zgjedhë trajnerin e ri të Italisë. Zëvendës komisari i FIGC po punon prej kohësh për të gjetur trajnerin e ri të ekipit kombëtar, i cili duhet të ngjallë futbollin pas humbjes dhe eliminimit nga Suedia gjatë “play-off”-it për kualifikimin në Kupën e Botës Rusia 2018”, thotë fillimisht tabloidi italian.

“Një mision që ish-mbrojtësi i Milanit do që ta kryejë më së miri. Shumë emra kanë përfunduar në listën e tij: nga Conte te Manini, duke kaluar te De Biasi, Ancelotti dhe Di Biagio, këto janë emrat e mundshëm që mund të zgjedhë Costacurta për stolin e Italisë”, përfundon “calciomercato.it”.

Related posts

I JEP FUND “AGJËRIMIT” TË GJATË/ Ish-sulmuesi i Milanit shënon në Serinë A pas 5 vitesh

F.autor

Federico Pastorello: Nuk interesohet vetëm Interi për Kwadwo Asamoah

Sadik.Autor

Argjentina në “fije të perit”/ Çfarë i duhet Argjentinës për t’u kualifikuar?

Isa.Autor

Leave a Comment