Futboll Sport

NDODH ÇUDIA/ Futbollisti i Manchester Cityt luan dy ndeshje brenda ditës

Një histori e çuditshme ka ndodhur tek skuadra e Manchester Cityt, ku në fundjavë futbollisti Cole Palmer ka luajtur dy ndeshje brenda ditës.

19-vjeçari hyri si zëvendësues në fushë në fitoren 2-0 të “Qytetarëve” ndaj Burnley, ndërsa disa orë më vonë shënoi tregolësh për ekipin e të rinjve të Cityt në fitoren 5-0 ndaj Leicesterit.

Një rast i padëgjuar ky, por që e ka shpjeguar vetë talenti 19-vjeçar duke u shprehur se është kënaqësi të luash me të dyja ekipet brenda ditës.

“Të luash me ekipin e parë në orën tre, pastaj të udhëtosh drejt Stadiumit të Akademisë dhe të shënosh një tregolësh dhe tre pikë të tjera, është mrekulli. Unë pashë që skuadra e të rinjve do të luante në orën 19:30 pasdite dhe ekipi i parë ishte në orën 3 Kështu, mendova se nëse nuk luaj 30 minuta ndaj Burnleyt, mund të udhëtoja për tek ekipi i akademisë.

Unë jam duke bërë atë që dua. Nuk mund të ankohem. Është e vështirë të mbash përqendrimin dhe të ruash energjinë gjatë gjithë ditës, por përveç kësaj, më pëlqeu. Unë përpiqem të argëtohem dhe të gëzoj tifozët me golat e mi’, u shpreh Palmer.

Related posts

“MENDOJ SE JANË…”/ Mbrojtësi De Ligt injoron Italinë, zbulon dy kombëtaret favorite për Europianin

Delo.autor

BARCELONA NË KAOS/ VIDAL “shpërthen” ndaj trajnerit: Me JUDAT nuk luftoj… (FOTO)

Isa.Autor

INTER NË FESTË/ Alexis Sanchez shpërthen me dopietë brenda 2 minutave (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment