Futboll Seria A Sport

NDODH NË SERIE A/ Gjyqtari e tepron me kartonin e kuq pas faullit ndaj Ribery (VIDEO)

Ndeshja e kampionatit italian Venecia-Salernitana prodhoi shumë polemika. Shkak u bë një karton i kuq i marrë nga Ambadu pas një ndërhyrjeje ndaj veteranit Frenk Riberi.

21-vjeçari bëri një ndërhyrje të pastër mbi top, por gjyqtari i sfidës e nxori me karton të kuq. Ky moment është komentuar shumë nëpër rrjetet sociale, ku fansat kanë ‘gozhduar’ vendimin e arbitrit duke e konsideruar një qesharak dhe të turpshëm për një ndeshje futbolli.

Gjithsesi ai vendim ndikoi në rezultatin përfundimtar të ndeshjes sepse Saleritana me një lojtar më shumë, arriti të fitojë  me një gol në minutën e fundit. Nuk është hera e parë që në Itali kontestohen vendimet e arbitrave. Duket që as implementimi i VAR-it nuk ka përmirësuar situatën.

Related posts

“BR FOOTBALL” PUBLIKON LISTËN/ Njihuni me 10 sportistët më të paguar të të gjitha kohërave

Delo.autor

NBA/ Toronto merr suksesin e 13 radhazi, bind edhe Boston Celtics

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Mbrojtësi shqiptar ndryshon skuadër në Rumani, ja klubi i ri i Rrumbullakut…

Delo.autor

Leave a Comment