Futboll Seria A Sport

NGA AVENTURA “ZIKALTËR” TEK JETA PERSONALE/ Mesfushori Barella: Kam pasur gjithmonë fanellën me numrin 18, por…

Pas ndeshjes së fundit me “axurrët” për këtë pauzë, Nikolo Barela po i drejtohet sërish botës “Inter” dhe në një bashkëbisedim me tifozët zikaltër në faqen zyrtare të klubit në “Instagram”, mesfushori iu përgjigj pyetjeve të shumta mes tyre mbi golin më të bukur dhe ndikimin e legjendave zikaltër në ecurinë e tij.

AVENTURA ZIKALTËR – “Unë jam i lumtur tek Interi dhe kam shumë kujtime të bukura, por goli më i bukur mendoj se është ai ndaj Fiorentinës në Kupën e Italisë, sepse ishte i vështirë për nga koordinimi. Jam shumë i kënaqur që topi gjeti këndin e portës dhe më bëhet qejfi sa herë që e shikoj. Historia e 23-shit? Unë kam pasur gjithmonë numrin 18, por kur erdha këtu ishte i zënë nga Asamoah dhe m’u desh të zgjidhja një numër tjetër, ndaj zgjodha 23 sepse është numri i idhullit tim, Lebron Xhejms”.

BROZOVIÇ – “Raporti me Brozoviçin ka lindur shumë natyrshëm, jemi dy persona të drejtpërdrejtë dhe të vërtetë, ndaj na pëlqen të rrimë bashkë, të bëjmë shaka dhe të argëtohemi. Jemi shumë të lidhur brenda dhe jashtë fushe, ndaj të gjithë atyre që më pyesin ku je (“Bare dovesei”, batuta e Brozoviçit ndaj Barelas), u përgjigjem, këtu. Nuk jam unë që e ngacmoj, por ai nuk më lë asnjëherë të qetë”.

IDHULLI STANKOVIÇ – “Legjenda zikaltër që më frymëzon më shumë është Dejan Stankoviç, më ka pëlqyer gjithmonë si futbollist. Kam kërkuar të marr më të mirën nga “Deki” dhe do të përpiqem të bëj mirë këtu, ashtu siç ka bërë ai me Interin.

JETA PERSONALE – “Përveç futbollit më pëlqen edhe basketbolli dhe siç thashë në veçanti Lebron Xhejms. Pastaj pjesën tjetër të kohës sime e kaloj me familjen duke dëgjuar muzikë ose duke parë filma, kur nuk jemi duke shëtitur. Më së shumti dëgjoj rep italian, por tashmë me tre fëmijë jam i detyruar të mësoj edhe këngët për fëmijë. Ndërsa filmi im i preferuar është “Vikings”, seriali i parë që kam ndjekur në mënyrë të rregullt”.

Related posts

VIDEO/ Chiellini nuk mban dot nervat: Sa para keni paguar për penalltinë!

Sadik.Autor

Skedina e Botërorit/ Ja parashakimet për ndeshjen Rusi-Arabia Saudite

Sadik.Autor

E KRYER/ Vrsaljko zyrtarizohet te Interi, publikohen detajet e kontratës

Isa.Autor

Leave a Comment