Futboll Kupa e Shqipërisë Sport

KUPA E SHQIPËRISË/ Ndeshje në dy ditë, publikohet axhenda për sfidat e kthimit (FOTO)

Ndeshjet e kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen në datën 13 dhe 14 tetor në orën 13:30.

Ditën e nesërme në grupin A do të luajë Teuta-Luzi në aneksin e stadiumit “Niko Dovana”, ku kampionët e Shqipërisë kanë triumfuar takimin e parë me rezultatin 4-1.

Partizani do të sfidojë Tërbunin në kompleksin “Football Republic”, ndeshjen e parë të kuqtë fituan me rezultatin 3-0. Tirana do të luajë ndaj Shkumbinit në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe në takimin e parë bardheblutë fituan me rezultatin 3-0. Skënderbeu do të ndeshet ndaj Veleçikut në kompleksin “Tropikal”.

Korçarët triumfuan ndeshjen e parë me rezultatin 3-0. Korabi do të ndeshet ndaj Vorës ku këta të fundit fituan me rezultatin 2-1 ndeshjen e parë.

Në grupin B, Vllaznia do të luajë ndaj Labërisë në fushën sportive “Reshit Rusi”. Shkodranët u mposhtën me rezultatin surprizë 2-1 në transfertë në takimin e parë. Laçi do të sfidojë Butrintin në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes, teksa në ndeshjen e parë ky takim përfundoi 1-1. Kukësi Maliqi do të luajë në Kamzë ndaj Maliqit në një sfidë ku ndeshjen e parë barazuan pa gola 0-0.

Kastrioti luan ndaj Elbasanit në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës. Krutanët arritën një sukses 2-0 në sfidën e parë ndaj skuadrës verdheblu. Apolonia do të ndeshet ndaj Flamurtarit në stadiumin “Loni Papuçiu”. Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin 1-1. Egnatia-Turbina dhe Pogradeci-Besa janë dy takimet e tjera.

Në datën 14 tetor do të luhen sfidat, Bylis-Oriku, Dinamo-Erzeni, Burreli-Besëlidhja dhe Tomori-Lushnja.

JA AXHENDA E PLOTË

Related posts

“PËRQAFOJE EDHE NJË HERË RONALDON PËR MUA”/ Futbollisti i Kombëtares i bën komentin epik Vrionit (FOTO)

Delo.autor

Dovizioso: Nuk e prisja kryesimin e Botërorit, në Jerez për fitore

Sadik.Autor

DËSHTOI KALIMI NË “BERNABEU”/ Ja si ylli Mbappe ngacmon tifozët e Real Madrid-it në rrjetet sociale…

Delo.autor

Leave a Comment