Futboll Kategoria Superiore Sport

NGA TRAJNERI TEK KAPITENI/ Sa shumë mëngjarashë, zbuloni ekipin “sallaks” të Kategorisë Superiore

Nëse sheh me kujdes kontigjentin e futbollistëve të Dinamos vë re se shumë prej tyre luajnë me këmbën e majtë. Përveç Aleksandër Isaevskit dhe Ali Samakes, që janë tipikë mëngjarashë, sepse janë mbrojtës të krahut të majtë, te blutë “sallaksit” përbëjnë gjysmën e formacionit.

Edhe qendërmbrojtësi Eni Imami luan me këmbën e majtë. Po ashtu, edhe Besir Demiri, të cilin trajneri Shkëmbi ka vendosur ta aktivizojë në qendër të mesfushës. Kapiteni Agim Ibraimi është një tjetër mëngjarash, ndërkohë që edhe Enis Gavazaj ka të majtën këmbën e tij të preferuar.

Mund të jetë thjesht një rastësi, por në futboll thuhet se ekipi merr “fytyrën” e trajnerit dhe Bledi Shkëmbi, një “sallaks” i thekur duket se ka vendosur që edhe Dinamos së tij t’i japë nuanca të majta.

Related posts

FINALJA E MADHE E BOTËRORIT/ Formacionet e mundshme Spanjë-Argjentinë

F.autor

RONALDO i jep fund pushimeve, zbulohet ora e prezantimit në Torino

Isa.Autor

E PAZAKONTË/ Klopp HUTOHET me përkthyesen: Wow, qenka alamet zëri, SEKSI! Doni ta..(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment