Futboll Sport

NJË JAVË MË PARË NDODHEJ NË ANGLI/ Trajneri i Polonisë rezulton pozitiv me COVID-19

Trajneri i Polonisë, Paulo Souza është infektuar me COVID-19. Tekniku i përfaqësueses polake i cili javën e kaluar ndodhej në Angli është ndjerë keq në banesën e tij në Portugali dhe menjëherë ka kryer testin PCR të tamponit duke rezultuar kështu pozitiv me Koronavirus.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë Federata Polake e Futbollit me anë të një komunikate ku sqaron opinionin publik se Souza është vetë-izoluar në përputhje me rregullat e protokollit anti-COVID.

Ish-trajneri i Fiorentinës ishte prezent edhe në Tiranë në stadiumin “AIR Albania”, ku u përballë ndaj Kombëtares shqiptare më 12 tetor ku triumfuan me rezultatin 0-1.

Related posts

DHUROI SPEKTAKËL ME KLUBIN E RI NË SPANJË/ Barcelona do ta kishte zili golin e ish-sulmuesit të Realit (VIDEO)

Delo.autor

CONTE GATI TË RIKTHEHET NË STOL/ Klubi i Premier Legue i bën ofertë zyrtare ish-trajnerit të Interit

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Dy pritjet e pabesueshme të Donnarummas shpëtojnë Milanin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment