Futboll Sport

TYM I BARDHË/ Juve-Dybala arrihet akordi, Zonja planifikon edhe një blerje big

Më në fund pas shumë tratativash duket se Paolo Dybala dhe Juventus kanë gjetur akordin final. Jorge Antun, agjenti i tij, është larguar drejtë Argjentinas dhe sipas “La Gazzetta dello Sport”, ka mbyllur marrëveshjen e re me “Zonjën e Vjetër”. Dybla pritet të firmos kontratën e re që e lidh deri në 2025 nga ku do të përfitojë 10 milion euro në sezon, 8 mln kesh dhe 2 të tjera në formë bonuesh. Dybala është vetëm hapi i parë drejtë projektit të ri të Juves, largimi i C.Ronaldo ka lënë një gropë të madhe dhe drejtuesit torinez pritet të jenë aktiv në merkato për ti vendosur Allegrit në dispozicion një sulmues të ri.

Vlahovic

Të gjithë rrugët të dërgojnë për momentin tek Dusan Vlahovic, sulmuesi serb i Fiorentinës. Vlahovic ka refuzuar së fundmi të rinovojë kontratën me klubin violë por Juve është e detyruar të lëvizi me kujdes në merkato duke pasur parasysh humbjet e mëdha që pësuan vitin e fundit. Dy janë variantet e mundshme, huazim me të drejtë blerje në verën e 2023, vit kur i skadon kontrata me Fioren ose të arrijnë në 60 milion euro për të blerë menjëherë kartonin e tij.

Related posts

“GJITHÇKA SIPAS PLANIT”/ Deklarata e parë e Ançelotit pas fitores është tallje epike me PSG-në dhe Mbape: Këtu është Madrid dhe pikë

F.autor

Lucas Moura: Tek PSG më trajtuan sikur të isha tejet i parëndësishëm

Q.Autor

“NUK KAM DYSHIME MBI SKUADRËN TIME”/ Trajneri Klopp: Mendoj se mund ta fitojmë Champions-in për dy arsye

Delo.autor

Leave a Comment