Futboll Sport

PASI PUBLIKOI LISTËN PËR SFIDAT E TETORIT/ Trajneri Flick: T’i mbyllim llogaritë, Hummels nuk është ende gati

Trajneri i kombëtares gjermane, Hansi Flik, ka grumbulluar 23 lojtarët e tij për ndeshjet kualifikuese ndaj Rumanisë në Hamburg më datë 8 tetor dhe më pas ndaj Maqedonisë së Veriut më datë 11 tetor. Bie në sy mungesa e mbrojtësit të Borusias së Dortmundit, Mats Humels, Mario Gëces dhe Robin Gësensit i cili u dëmtua në ndeshjen e fundit me Atalantën. Ndërkohë, Mario kishte shanse për t’u rikthyer me kombëtaren pas formës së mirë që po kalon në Holandë me PSV-në. Skuadrës i është bashkuar edhe Tomas Myler. Vetë Flik tha në kanalin e kombëtares gjermane në “Youtube” se kërkonte gjashtë pikët e fundit për t’i mbyllur përfundimisht llogaritë për Botërorin e ardhshëm.

Mendoni se lojtarët e thirrur janë më të mirët për momentin?

Janë më në formë, për këtë të jeni të sigurt. Kam ndjekur me vëmendje secilin prej tyre dhe mund të them që janë lojtarët idealë për të luajtur në ndeshjet e radhës.

Çfarë kërkoni nga skuadra?

Gjashtë pikë. Do të ishin një hap i sigurt drejt Botërorit dhe ata (lojtarët) e dinë këtë gjë. Shpresoj të shoh në fushë një skuadër të uritur e cila luan për çdo top dhe shënon sa më shumë gola.

Kohët e fundit ju kemi parë edhe në Angli…

Po, është e vërtetë, madje do të shkoj prapë tani për të parë Liverpul-Siti. Përveç disa lojtarëve gjermanë që kam ndjekur aty, sidomos në ndeshjet e Çelsit ku luajnë disa prej tyre, kam vështruar edhe mënyrën e lojës së disa prej klubeve më të mira në Europë.

Gjithsesi, Bajernin nuk e keni braktisur?

Është e vështirë për ta bërë (qesh). Boshti i lojtarëve që luajnë te Bajerni është shumë i rëndësishëm për ne në kombëtare. Mendoj se ata janë lojtarët që mbajnë edhe peshën më të madhe. Kam ndjekur vazhdimisht punën që është bërë aty dhe mendoj që skuadra po ecën në rrugën e duhur. Nagelsman ka bërë punë të shkëlqyer në këta dy muajt e fundit dhe kjo është pasqyruar edhe te rezultatet.

Gësens nuk do të jetë ashtu si edhe Humels. Janë mungesa të rëndësishme?

Dëmtimi i Robinit na ka shokuar shumë. Është një mungesë e rëndësishme pasi ai është një lojtar kyç. Me Matsin kemi folur dhe ramë dakord që ai t’i bashkohet skuadrës kur të jetë në 100% të formës së tij. Duhet të shfrytëzojë këtë pushim 2- javor për të qenë gati në ndeshjet e tjera. Ai ma pranoi në telefon që ende nuk është në 100% të formës. Ne e presim që të rikthehet më i fortë.

Related posts

LIVERPOOL KËRKON TË MBAJË KLOPPIN/ Kontratë të re edhe po nuk fitoi…

Delo.autor

DRIDHET MAN CITY/ REALI “fut në rreth” yllin e Guardiolës, nëse dështon me HAZARD

Isa.Autor

“ËSHTË E VËSHTIRË TË GJYKOSH SEZONIN E “BARDHEZINJVE”/ Lichtsteiner “thumbon” Inter: Pas stuhisë, del gjithmonë dielli

Delo.autor

Leave a Comment