Futboll Seria A Sport

LUAJTI NDESHJEN E 100-TË NDAJ ZENIT NË CHAMPIONS/ Bonucci: Po luajmë si skuadër, tani t’i karikojmë bateritë për…

Leonardo Bonuçi luajti dje ndeshjen e tij të 100-të në kupat e Europës me Juventusin, një shifër jubilare kjo e shoqëruar edhe me një fitore sa të vuajtur, aq edhe të rëndësishme, siç komentoi vetë mbrojtësi bardhezi në mikrofonat e “SKY”.

“Ishte e fortë, një natë shumë e gjatë, sepse Zeniti sa herë që humbte topin grupohej sërish me shumë lojtarë në zonën e tij. Prandaj, merita për një fitore të tillë është e të gjithë skuadrës, pasi siç dallohet qartë kemi gjetur dëshirën për të vuajtur, për të qenë të durueshëm dhe për të luajtur më në fund si një skuadër.

Çfarë do të thotë skuadër? Në sezonet e fundit kishim humbur karakteristikat e stilit juventin. Luanim të gjithë për të vënë në shërbim një kampion si Ronaldo me shpresën që duhej t’i zgjidhte ai të gjitha takimet. Por futbolli nuk luhet për një individ, por kërkon sakrificë dhe përulësi nga të gjitha, siç tregojnë këto katër suksese radhazi nga 1-0.

Në Champions dukemi dominues? Përqendrimi në Europë ka qenë më i madh për ne, por tani duhet të mendojmë t’i karikojmë bateritë, pasi të dielën na pret një sfidë e madhe me Interin”, deklaroi Bonuçi

Related posts

Ylli i Manchester United zbulon arsyen pse refuzoi Liverpool-in

Sadik.Autor

PO BËN XHIRON E BOTËS/ Braktis shokun e DËMTUAR, VETËM për të… (VIDEO)

Isa.Autor

Vëllai i Eskobarit lëshon alarmin: Mund të vrasin edhe Sançezin

Isa.Autor

Leave a Comment