Sport Të tjera

“SHPEJT DOKTORIN SE MË DHËMB…”/ Britma e çlirimit për Briken Çaljan, që humbi medaljen olimpike për 1 kg

Briken Çalja garoi për Lojërat Olimpike në “Tokio 2020” sa i përket kategorisë 73 kg. Pritshmëria ishte e lartë te peshëngritësi shqiptar pas shumë zhgënjimesh të marra nga sportistët shqiptarë. Peshëngritësi shqiptar ka humbur vetëm për një kile zonën e medaljeve. Stili i shkëputjes ishte zhgënjimi i madh për Çaljan që u rendit në vendin e gjashtë. Në provën e parë Çalja do të dështonte në peshën 151 kg. Ndërkohë në provën e dytë ka arritur të ngrejë të njëjtën peshë dhe dështojë në të tretën me 155 kg.

Peshëngritësi shqiptar është rikthyer në stilin e shtytjes atje ku arriti të ngrinte me sukses peshën 184 kilogramë, por ndieu dhimbje në gju. Prova e dytë do të dështonte me 188 kilogramë, por Çalja lëshoi britmën e çlirimit me 190 kilogramë të ngritura. Menjëherë pas saj është dëgjuar edhe thirrja e tij te stafi: “Më gjeni një doktor se po më dhemb shpatulla”. Në fund peshëngritësi shqiptar numëroi 341 kg të ngritura në dygarësh, ndërsa medalja e bronzit iu dha Rahmati me 342 kg të ngritura. Këto shifra ishin arritje për Briken Çaljën, por nuk mjaftuan në këtë garë të fortë me kinezin Shi Zhyong që vendosi rekordin në Lojërat Olimpike me 364 kg të ngritura në dygarësh. /Sport Ekspres/

Related posts

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Ukrainë-Zvicër. Rezultati 2-1

Delo.autor

FUSHATA MISTERIOZE/ “Yjet” bëhen bashkë: Zidane me Messin, Neymar me Beckham (FOTO)

Isa.Autor

“SULMON ASHPËR “PËRBINDËSHIN” RONALDO/ Ministri i Sportit: Gënjeshtar dhe arrogant

Delo.autor

Leave a Comment