Futboll Sport

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN ITALIAN/ I jep fitoren skuadrës së Serisë B, Kolaj “xhevahiri” i ri i Shqipërisë (VIDE

Aleksandria, skuadër që militon në Serinë B italiane, ka triumfuar ditën e djeshme 1-0 ndaj Krotones në shtëpi. Golin e vetëm të sfidës e shënoi talenti shqiptar, Aristid Kolaj. Ndeshja ishte e luftuar nga të dyja ekipet, me Alesandrinë që kërkoi më shumë fitoren.

Pas një penalltie të humbur nga sulmuesi i Alesandrisë Simone Koraza, ishte pikërisht Kolaj që në minutën e 45-të, të pjesës së parë, pas një gabimi në mbrojte të kundërshtarëve, u gjet i vetëm përballë portierit dhe me të djathën shënoi golin golin e fitores. Në pjesën e dytë Alesandria përpiqet të shënojë përsëri, ku Kolaj tenton nga distanca por portieri Kontini ja mohon goli e dytë.

Alesandria për momentin ndodhet në vendin e 18-të, me vetëm 7 pikë të grumbulluara, por ajo që bie në sy janë paraqitjet positive të Kolaj në kampionat. 22 vjeçari është aktivizuar ndeshjet e fundit, ku ka shfaqur cilësi dhe ky është dhe një sinjal i mirë dhe për kombëtaren tonë, teksa më parë është ftuar edhe nga Kombëtarja Shpresa.

Kolaj shihet si një ndër lojtarët më me prespektivë për të ardhmen. I aktivizuar në Itali tek të rinjtë e Sasuolos, por dhe huazimet në skuadra të tjera të kategorive të ulta, kanë bërë që Kolaj të shihet si një opsion dhe për kombëtaren e Shqipërisë.

Related posts

SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Zv. trajneri Martuskielo optimist : Synimi ynë i vetëm është….

Delo.autor

Martohet trajneri i Lacios, por i vëllai mungon…

Sadik.Autor

SKANDALI NË SPANJË/ Arrestohet ish-gjyqtari i La Ligas, ja për çfarë akuzohet…

Delo.autor

Leave a Comment