Futboll Sport

PO SHKËLQEN TEK BYLIS/ Talenti Ruçi: Synoj Shpresat, vitin tjetër luajmë në elitë

Bylisi është gati për transfertën numër 4 të këtij kampionati. Pasi triumfuan në Shijak, Lezhë dhe Pogradec, nuk e mendojnë blofin as në Burrel. Përballë do të kenë ekipin më të mirë të momentit (ka shënuar 10 gola në dy ndeshjet me Besën dhe Besëlidhjen), por ballshiotët nuk tremben.

Ata kanë një mision dhe mbetet ngjitja në Kategorinë Superiore, por po i josh ndjeshëm edhe pathyeshmëria. Ata dhe Tërbuni janë dy ekipet e vetme që e kanë të bardhë kolonën e humbjeve. Flamur Ruçi beson se edhe në “Liri Ballabani” do t’ia dalin, ndonëse e di që e lehtë nuk do të jetë. Zbulimi i fundit i mallkastriotëve është pikërisht beratasi, i cili po luan si titullar.

19-vjeçari që po spikat në fushë, për “Panorama Sport” thotë: “Jam i lumtur që po luaj rregullisht. Bylisi ka një grup simpatik kur ndërthuret më së miri përvoja dhe talenti. Punojmë me seriozitet në seancat stërvitore nën drejtimin e trajnerit tonë, që na motivon për të ecur përpara.

Po rritemi nga ndeshja në ndeshje. Ne i vlerësojmë njëlloj të gjithë kundërshtarët. Burreli është paraqitur mirë deri tani, por edhe ne kemi synimet tona. Ndaj kujtdo hyjmë në fushë vetëm për fitore. Le të jetë kjo me Burrelin një ‘Fair Play’ dhe fituesin ta përcaktojë fusha e lojës. Dua që të luaj në elitë me Bylisin dhe kam besim se do t’ia dalim. Po punojmë të ruajmë këtë ritëm. Pasi kam provuar të luaj edhe me fanellën kuqezi me U-20, tani dua të kap Shpresat”.

Related posts

Unai Emery: Arsenal mund të afrojë edhe një kampion të madh

Isa.Autor

VLLAZNIA TRIUMFON NË MIQËSORE/ Shkodranët mposhtin Besëlidhjen dhe ruajnë formën e tyre

Delo.autor

Tifozët e Juve-s abuzojnë dentistin sepse e kishte emrin Michael Oliver

Sadik.Autor

Leave a Comment