Futboll Seria A Sport

“DJALLI” ME DY MUNGESA TË MËDHA NDAJ BOLOGNAS/ Pioli: Ibra dhe Giroud do të luajnë bashkë vetëm kur të…

Milani do të ketë një ndeshje mjaft të vështirë mbrëmjen e nesërme aty ku do të përballet në transfertë me Bolonjën.

Kuqezinjtë vijnë pas disfatës së tretë në Champions, por si vendi i dytë në kampionat dhe skuadra e Piolit do të kërkojë medoemos vazhdimësinë. Në konferencën për shtyp, Stefano Pioli foli për gjendjen e skuadrës duke konfirmuar dy mungesa, atë të Ante Rebiç dhe Frank Kesi.

Përballja me Mihajloviç

“Mihajloviç dhe unë jemi ballafaquar me njëri-tjetrin për tre vjet, do të thotë që ka programe afatgjate në të dy klubet. Futbolli përbëhet nga hapa, ndryshime, momente. Na pret një kundërshtar shumë i koncentruar dhe plot cilësi”.

Si ishin 48 orët pas Portos?

“Ishin 48 orët e zakonshme, ne analizuam lojën. Tani jemi të fokusuar te kampionati, kemi tre ndeshje themelore”.

Rreth Ibrës

“Ibra duhet të luajë dhe të stërvitet. Ai është duke u stërvitur me ne për një javë të mirë. Minutat do të shtohen, unë ende duhet të vendos se kush do të fillojë mes tij dhe Zhiru’’.

Të dëmtuarit

“Në krahasim me Porton, Konti dhe Kastijeho janë rikuperuar. Kesi dhe Rebiç nuk do të jenë me skuadrën’’.

Nesër 100 ndeshjeve në stolin e Milanit

“Jam i fokusuar tek ndeshja, nuk e dija për këtë qëllim. Është normale që është bukur të jem këtu, ndihem mirë me të gjithë dhe jam i lumtur. Sezoni është ende shumë i gjatë dhe ne duhet kemi forcën për vazhdimësi”.

A është e mundur që nesër të shohim dy sulmuesit Ibra-Zhiru së bashku?

Gjendja aktuale e Ibra dhe Zhiru nuk na lejon të luajmë me dy sulmuesit, kur të jenë në gjendje të mirë fizike mund të luajnë së bashku.

Bolonja

“Me Lacion fituan duke pritur kundërshtarin të gabojë. Jemi të përgatitur për çdo situatë, do të nxisim të lëvizin sa më shumë në fushë’’, mbylli fjalën e tij Pioli.

Related posts

Modric: Do t’i ndërroja trofetë që kam fituar në Madrid me Kupën e Botës

Sadik.Autor

SITUATA FINANCIARE/ Titullari i rëndësishëm i Interit mund të sakrifikohet në merkaton e verës

Delo.autor

VILLARREAL-MANCHESTER UNITED/ Solskaer i beson katërshes së sulmit Sancho-Van de Beek-Martial-CR7 (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment