Futboll Sport

MUNGESA E MBËSHTETJES SË UEFA-S/ Italia vë në rrezik kandidaturën për Euro 2028, shkak bëhet… “Super League”

Mundësia e krijimit të Superligës ende vazhdon të trazojë UEFA-n dhe përfaqësues të skuadrave më me emër në Europë.

Kanë mbetur vetëm disa orë para afatit për dorëzimin e një dokumenti zyrtar në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së me vëzhgimet në favor të UEFA-s në betejën kundër Superligës. Tashmë kanë mbërritur 15, përfshirë ato nga Spanja dhe Franca, por ajo e Italisë mungon për momentin.

Një situatë befasuese që mund të ketë efekte anësore shumë të rënda, duke filluar nga mungesa e mbështetjes së UEFA-s për kandidaturën italiane për Euro 2028. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, bëri një bilanc të situatës pa e fshehur zhgënjimin e tij.

“Nëpërmjet nënsekretares së sportit, Valentina Vezali, unë dorëzova në Qeveri qëndrimin e federatës në lidhje me Superligën duke nxjerrë në pah rreziqet dhe kritikat e saj. Shpresoj që kjo të ndodhë deri më sot në mënyrë që të mos e vendosim vendin tonë jashtë një grupi shumë të madh shtetesh që mbështesin UEFA-n, në atë që ne besojmë se është një betejë parimore në mbrojtje të një sistemi futbolli të hapur dhe meritokratik”.

Superliga u nis si ide nga presidenti i Real Madridit, Fiorentino Perez, në bashkëpunim me klubet më Juven dhe Barcelonën. Konkretizimi I këtij projekti u mohua nga UEFA, por dhe nga tifozët, të cilët ishin kundër krijimit të një kampionati, në të cilin do të merrnin pjesë vetëm klubet më të njohura.

Related posts

Flamurtari nuk dorëzohet as me 10 lojtarë, barazon sërish kundër Kamzës

Q.Autor

“ALLAH, ALLAH…”/ Komentatori arab “shpërthen” në lot, ja super goli i Mahrez 94′ (VIDEO)

Delo.autor

100 pasime, Hysaj ndër më të mirët në fushë

Sadik.Autor

Leave a Comment