Futboll Seria A

Spalletti: Jemi munduar të bëjmë më mirë

Luciano Spalletti beson se Inter mund të kishte bërë më mirë pasi mposhti 3-0 Verona-n falë dopietës së Icardi-t.

Icardi zhbllokoi rezultatin pas vetëm 38 sekondave, më pas shënoi edhe një tjetër pas golit të dytë të Perisic.

“Kishim një start të mirë, çka është ajo që duhet të bënim për të shmangur harxhimin e energjive të tepërta,” shprehet trajneri për Mediaset Premium.

“Më pas arritëm të menaxhonim mirë tempin e lojës dhe do të kishte qenë një pasdite e përsosur por të mos kishte qenë po të mos ishte për disa gabime në finalizim dhe disa pasime të fundit që nuk u finalizuan.

“Verona u hap dhe ne duhet t’i kishim shfrytëzuar më mirë ato mundësi.

“Icardi, si të gjithë lojtarët gjatë sezonit, kishte momente kur nuk ishte i mprehtë dhe e zëvendësova herët sot si masë sigurie, megjithëse ai donte të vazhdonte të luante.

“Nuk dua që njerëzit të mendojnë se problemet e Inter janë zgjidhur, pasi jemi akoma një ekip që ka momente që e humb rrugën, në varësi të situatës. Duhet të mbetemi të etur për fitore dhe të punojmë çdo ditë.

“Jam në krye të një ekipi që në disa momente nuk i tregon të gjitha kualitetet që disponon. Mund t’i kishim dhuruar tifozëve më shumë gola por humbëm shumë pasime kur gjërat ishin në favorin tonë.”

Related posts

HUMBJE E THELLË NË KAMPIONAT/ Tare ndëshkon lojtarët e Lacios që në gjashtë të mëngjesit

Delo.autor

FUND I PABESUESHËM NË TUNIZI-MALI/ Ndeshja mund të përsëritet pas gafës së arbitrit (VIDEO)

Delo.autor

Andrea Mandorlini: De Vrij është lideri i Lazios, Inter i aftë për gjithçka!

Sadik.Autor

Leave a Comment