Futboll Premier League Sport

REALIZOI GOLIN E FITORES NDAJ ATALANTËS/ Ronaldo: “Teatri i Ëndrrave” ka marrë flakë, jemi Manchester United

Kristiano Ronaldo ka shënuar në tri ndeshje radhazi në Champions për Mançester Junajtidin për herë të dytë në karrierën e tij duke e bërë fillimisht në nëntor 2007, në sezonin kur “Djajtë e kuq” festuan trofeun. Pavarësisht një tjetër mbrëmjeje të vështirë, lojtarët treguan se janë me trajnerin Solskjaer duke larguar disi presionin mbi norvegjezin.

“Po! ‘Teatri i Ëndrrave’ është në flakë! Ne jemi gjallë! Ne jemi Mançester Junajtid dhe nuk dorëzohemi kurrë! Ky është ‘Old Trafford’”, shkruante sulmuesi portugez në “Instagram” pas fitores kundër Atalantës.

“Nëse dikush do që ta kritikojë atë për punën dhe sjelljen e tij, le të shohë këtë ndeshje dhe të shikojë se si ai vrapon përreth”, tha trajneri Solskjaer duke shtuar në lidhje me ndeshjen:

“Tifozët janë një pjesë shumë e madhe e këtij klubi. Sektori i korit e mbajti gjallë besimin e lojtarëve. Kjo është ajo që ti bën te Mançester Junajtidi gjatë një mbrëmjeje të Ligës së Kampioneve. Ai kënd në këtë stadium është më i miri në botë. Unë mendoj se edhe në pjesën e parë ne luajtëm mirë”, shtoi trajneri.

Related posts

REALIZOI GOLIN E FITORES NDAJ APOLONISË/ Mesfushori Musta: Fundi i kampionatit është stresues, i kemi mundësitë për të…

Delo.autor

E VËRTETA/ Ja pse stadiumi i Chievos kishte VENDE BOSH në debutimin e RONALDOS

Isa.Autor

Agolli kthehet te Tirana? Jep përgjigjen vetë lojtari i kombëtares

Sadik.Autor

Leave a Comment