Futboll Premier League Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Chelsea mposht Southampton dhe rimerr kreun e Premier

Chelsea është kthyer te fitorja pas dy humbjeve radhazi të pësuar kundër Manchester City-t në kampionat dhe Juventus në Champions League.

Blutë kanë mundur 3-1 Southampton në shtëpi dhe kanë marrë përkohësisht kreun e kampionatit anglez.

Sfida e luajtur në Stamford Bridge është zhbllokuar pas vetëm 9 minutash lojë nga Chalobah. Londinezët kanë dyfishuar avantazhin në minutën e 41-të me Werner, por goli është anuluar për një faull të Azpilicueta-s gjatë aksionit.

Në minutën e 60-të ka ardhur goli i barazimit për miqtë, i shënuar me penallti nga Ward-Prowse. Ky i fundit ka qenë protagonist edhe në minutën e 77-të pasi është ndëshkuar nga arbitri Atkinson me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAR.

Skuadra e Tuchel ka përfituar nga superioriteti numerik në minutën e 84-t, kur Werner ka realizuar golin e tij të parë për këtë sezon në Premier League.

Në fundin e takimit, në minutën e 89-të, Chilwell ka fiksuar shifrat në 3-1.

Related posts

E FRIKSHME NË ROMË/ Imobile përfshihet në një aksident automobilistik, ja gjendja e kapitenit të Lacios

F.autor

I MJAFTOJNË 2 MINUTA LOJË/ Pas një gabimi të Arnold, Ings zhbllokon sfidën ndaj Liverpool me një parabolë (VIDEO)

Delo.autor

ISHTE PA KONTRATË/ Ish-lojtari i Inter pritet të nisë një aventurë të re me skuadrën e…

Delo.autor

Leave a Comment