Futboll Premier League Sport

PAS BARAZIMIT NDAJ EVERTON/ Trajneri Solskjaer: Nuk është e mundur të bëhen këto gabime

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij pas barazimit 1-1 në kampionat kundër Everton.

“Për pjesën më të madhe të ndeshjes kemi luajtur me të vërtetë mirë, besoj se e kemi nisur shumë mirë. Në pjesën e dytë, na ka munguar cinizmi sepse nuk është mundur të pësosh një gol pesë sekonda pasi ke bërë një goditje këndi”, ka thënë norvegjezi për BT Sport.

“I kemi lejuar Everton-it disa kundërsulme, nuk i kam parë statistikat, por e di që e kemi zotëruar ne topin për pjesën më të madhe të ndeshjes. Kundërshtart nuk kanë krijuar ndonjë lojë të madhe, kanë luajtur në kundërsulm, por siç kam thënë pas ndeshjes së Champions-it, duhet të përmirësohemi”.

Related posts

GATUSSO DREJT SHKARKIMIT/ I kërkohen 6 pikë brenda 2018ës për të…

Delo.autor

BOTËRORI I SKIVE/ Veliaj pret Colturin: 2024 viti i rekordeve! Skiatorja: Emocion i veçantë

F.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Fiorentina-Milan. Rezultati 4-3

Delo.autor

Leave a Comment