Futboll Kategoria Superiore Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Dinamo mposht Skënderbeun falë golit të shënuar nga Çinedu

Dinamo i është kthyer fitoreve në Superiore duke mundur me shifrat 1-0 Skënderbeun në Korccë. Një duel i cili ndihmon blutë që të bëjnë hapa para në renditje.

Ndeshja ishte e vrullshme në start, pro me kalimin e minutave skuadrat u shfaqën shumë të kujdesshme e krijuan pak raste të rrezikshme.

Momenti që zgjidhi sfidën ishte në pjesën e dytë, kur Shkëmbi aktivizoi Skukën i cili i dha gjallëri sulmit. Ai nisi një pasim të artë për Haxhiun, i cili më pas dha pasimin për Çinedun. Ky i fundit bëri gjënë e duhur duke dërguar sferën në rrjetë, për të shënuar golin e vetëm të sfidës. Gol që mjaftoi për të ngjitur Dinamon në renditje dhe për të lënë pas krahëve atë humbje të thellë ndaj Vllaznisë. Ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e fundit me vetëm 3 pikë në renditje.

Related posts

Jashanica si Nasri, Skënderbeu mendon Qipron si zgjidhje

Q.Autor

“SHPËRTHEU” SEZONIN E SHKUAR KAMPIONËT E ITALISË/ “Topçinjtë” dhe Barcelona në garë për talentin e Juventus…

Delo.autor

“DY DASHURI MË SHUMË”/ Skriniar dhe e dashura e tij na prezantojnë me dy pjesëtarët e rinj të familjes (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment