Futboll Sport

SFIDA NDAJ KOMBËTARES PËR “KATAR 2022″/ Bomberi Lewandowski: “Play off”-i kalon nga… Shqipëria

Edhe pse do të luajnë dy sfida të kualifikueseve të Botërorit në tetor, e gjithë vëmendja e ekipit polak është te përballja me kuqezinjtë. Kështu është shprehur edhe sulmuesi i Bajernit, Robert Levandovski, i cili në konferencë për shtyp iu referua ndeshjes së parë dhe foli për Shqipërinë, ku theksoi se kombëtarja polake duhet të ketë kujdes sepse shqiptarët qarkullojnë mirë topin dhe fitojnë shumë hapësira të lira.

Pretendenti për “Topin e Artë” foli me këto fjalë: “Duke parë ndeshjen tonë të parë, u kemi lejuar atyre shumë territor. Duhet të fokusohemi në maksimum dhe të shohim gabimet që bëmë në ndeshjen e parë me ta. Shqipëria ka shumë lojtarë të rëndësishëm e të njohur në Europë dhe duhet t’i respektojmë.

Nëse dëshirojmë që të shkojmë në ‘play off’, duhet të fitojmë patjetër me Shqipërinë. Gjërat varen nga ne, e kemi vetë fatin në dorë dhe të mos presim rezultatet e rivalëve të tjerë”, tha Levandovski. Sulmuesi i kundërpërgjigjet trajnerit Edi Reja që para dy ditësh u shpreh se ndeshjen me Poloninë duhet medoemos që ta fitojmë.

Related posts

VUAN NGA SËMUNDJA VDEKJEPRURËSE/ Reagon Maradona: Është e tmerrshme, nuk po…

Delo.autor

Planifikohet ringritja e Milanit, Leonardo kërkon të rikthejë legjendat kuqezi

Isa.Autor

NBA/ Në Shtëpinë e Bardhë LeBron është më i rëndësishëm se Berlusconi

Sadik.Autor

Leave a Comment