Futboll Sport

BËN PARASHIKIMIN PËR “TOPIN E ARTË”/ “Fenomeni”: Sulmuesi më brutal i 10 viteve të fundit, e meriton ky futbollist

Të gjithë e mbajmë mend sulmuesin brazilian Ronaldo Fenomeni i cili cilësohet si një nga sulmuesit më të mirë të historisë së futbollit.

Braziliani fitues i dy Topave të Artë, së fundmi ka vendosur të shprehë hapur opinion e tij se kush e meriton “Topin e Artë” për këtë vit duke i surprizuar të gjithë. Teksa të gjithë kanë vendosur të zgjedhin midis Zhorzhinjos, Mesit, CR7 dhe Levandovskit, ish-ylli brazilian ka nominuar Benzeman si favoritin kryesorë për çmimin më të rëndësishëm individual. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Ronaldo shkruan:

“Pa dyshim, kandidati im për “Topin e Artë” është Benzema. Sulmuesi më i mirë, nivel brutal për 10 vite dhe kampion mbi të gjitha. A nuk mendoni kështu”, shkruan Fenomeni.

Ndërkohë gara për “Topin e Artë” për këtë vit është shumë interesante pasi shumë janë që ta fitojë Mesi ndërsa një pjesë tjetër mendon se i takon Zhorzhinjos, por duhet të presim ende për të mësuar futbollistin më të mirë në botë.

Related posts

Petr Cech arrin rekord të pabesueshëm në Premierligë

Q.Autor

Juventus, Agnelli bën gati rinovimin për treshen që kthen në realitet ëndrrat e bardhezinjve

Q.Autor

Indiani udhëton me biçikletë drejt Rusisë për të takuar Messin

Sadik.Autor

Leave a Comment