Futboll Premier League Sport

PO BËN BUJË NË ANGLI/ Ish-presidenti Ashley festoi shitjen e Newscastle tek sheikët duke lënë bakshish… 5 paund

Shitja e Njukastëllit tek sheikët e Arabisë Saudite është tema më e nxehtë e momentin në Europë pasi sheikët pritet të prishin rendin e ekipeve që kanë krijuar hegjemoni në futboll.

Ish-presidenti Mike Ashley qëndroi në krye të klubit për 14 vite duke u larguar në fund me 300 milionë paund në xhepin e tij. Por sipas ‘’The Sun’’, Ashlei i është drejtuar një klubi në Londër për të festuar me 5 miqtë e tij shitjen e Njukastëllit, duke pirë për orë me radhës.

Sipas të pranishmëve në lokal, Ashlei u largua duke lënë vetëm 5 paund bakshish dhe pse sapo kishte fituar 300 milionë paund.

Lajmi ka bërë xhiron e mediave angleze, por ish-presidenti njihet për ‘kurnac’ në Britaninë e Madhe pasi renditet si i 61 në listën e njerëzve më të pasur me 2.7 miliardë paund pasuri.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Nuk ka hapësirë në formacion, Laçi huazon sulmuesin te… Erzeni

Delo.autor

Shqipëri-Kosovë/ Tifozët “pushtojnë” Zvicrën, shiten 14 mijë bileta

Sadik.Autor

ÇUDIA NË LIGËN E DYTË ANGLEZE/ Porta shtrembërohet, u gjet zgjidhja me një…traktor (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment