Futboll Kategoria Superiore Sport

STATISTIKAT/ Teuta më mirë se në sezonin e kaluar, ja shifrat për ekipin e Martinit…

Teuta e Edi Martinit po bën më mirë sesa starti i sezonit të kaluar. Durrsakët u “abonuan” me barazimet në fazën e parë të kampionatit ku u shpallën kampionë pas plot 27 vitesh, por këtë sezon duket se fillimi ka qenë shumë më i mbarë.

Këtë e thonë shifrat dhe nëse krahason ecurinë e skuadrës pas 4 javësh në sezonin e kaluar me atë që ka bërë këtë kampionat, rezulton se ka statistika pozitive në të gjitha aspektet. Më konkretisht, pas katër ndeshjeve të para në sezonin e titullit, durrsakët grumbulluan vetëm 6 pikë, që përkthehet në 1 fitore dhe 3 barazime. Golavarazhi ka qenë vetëm 2 gola të shënuar dhe një i pësuar, në një kohë që skuadra pozicionohej në vendin e katërt. Tashmë ky sezon është një tjetër histori për të besuarit e Martinit, pasi “djemtë e detit” kanë numra shumë më pozitivë.

Në katër ndeshje kanë marrë 8 pikë, pra dy fitore dhe dy barazime. Ndërsa kanë arritur të shënojnë 5 gola dhe kanë pësuar 3. Element shqetësues në krahasim me vjet është vetëm fakti që skuadra ka pësuar më tepër gola. Në sezonin e titullit mbrojtja ka qenë pika më e fortë e Teutës, por këtë kampionat nuk janë më në përbërje emra si Renato Arapi dhe Rustem Hoxha. Ajo që ka më shumë rëndësi në këtë moment është fakti se Teuta ndodhet në krye të renditjes, me të njëjtën kuotë pikësh me Tiranën.

MUNGON DAJA, GATI IVANOVIÇ

Bardheblutë janë rivali i radhës dhe do të kërkojnë të bëjnë shkëputjen. Pritet që ky takim, ku durrsakët janë pritës, të zhvillohet në stadiumin e Rrogozhinës. Një mundësi është edhe “Air Albania”, por për momentin nuk ka një konfirmim, pasi aty do të luhet PartizaniKukësi. Gjithçka pritet të fiksohet të hënën nga klubi durrsak, në bashkëpunim edhe me sektorin e garave në FSHF.

Skuadra durrsake po vijon normalisht përgatitjet, teksa mungesa e vetme është ajo e qendërmbrojtësit Adolf Selmani, i grumbulluar me Kombëtaren U-21. Martini i gëzohet rikthimit të dy lojtarëve që kanë pasur probleme, pikërisht mbrojtësit Filip Ivanoviç dhe sulmuesit të krahut, Lorenco Vila. Ky i fundit nuk aktivizohet që prej Kupave të Europës.

Related posts

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Atalanta-Manchester United. Rezultati 2-2

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Luftëtari-Bylis.Mbyllet pjesa e parë

Delo.autor

Yllin që e duan Barcelona, Bayerni dhe Arsenali, po e transferon Manchester City

Sadik.Autor

Leave a Comment