Futboll Sport

BAYERN BËN HAPIN E PARË/ 56 milionë euro për talentin e Bundesligës

Bayern Mynih ka bërë ofertën e parë zyrtare për të marrë sulmuesin 21-vjeçar Luka Jovic, që luan në Bundesliga me ekipin e Eintracht Frankfurt. Sipas të përditshmes spanjolle “El Mundo Deportivo”, kampionët e Gjermanisë duan të mbyllin sa më shpejt marrëveshjen për talentin e ri serb, për të cilin ofrojnë 56 milionë euro.

Për Jovic janë interesuar disa skuadra “big”, përfshi edhe Barcelonën. Gjithsesi, Bayern synon që lojtari të luajë edhe në të ardhmen në Bundesliga, ndaj është gati të bëjë një ofertën që të kënaqë të gjithë. 56 milionë euro është vetëm oferta e parë, ndërkohë që shuma mund të rritet duke parë konkurrencën.

Bavarezët synojnë që me këtë ofertë të parakalojnë Barcelonën, në mëdyshje mes Jovic dhe alternativave të tjera si Rashford, Lopez dhe Silva. Për Jovic kanë shfaqur interes edhe dy skuadra të Serisë A, Juventus e Inter, ndaj për Bayern Mynih ka për të qenë e vështirë të sigurojë që tani kartonin e lojtarit

Related posts

Pjesa e parë/ Marseille mbron rezultatin, Salzburg i vendosur për finalen

Sadik.Autor

Bolt transferohet në Norvegji, “gradohet” kapiten

Sadik.Autor

“DERBI ME TIRANËN? ËSHTË NDESHJE E RËNDËSISHME”/ Gaz Demi: Kemi gabuar disa herë, afrojmë lojtarë vetëm nëse…

Delo.autor

Leave a Comment