Futboll Kategoria Superiore Sport

SUPER SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Toli: Nuk e kam menduar kurrë largimin, çdo ndeshje duhet të jetë derbi

Në vigjilje të ndeshjes së nesërme ndaj Vllaznisë, në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 16:45, përpara mediave së bashku me trajnerin Orges Shehi ishte dhe futbollisti i Tiranës, Ardit Toli i cili ka analizuar dhe sfidën e derbit të Shqipërisë:

Karriera te Tirana – “Unë kam pasur dy vite kontratë, nuk e kam menduar fare që do të largohem, kam folur me presidentin që do të fokusohesha te kampionati dhe do të jepja më të mirën.”

Ndeshja ndaj Vllaznisë – “Nesër do të jetë një ndeshje e fortë, Vllaznia është një ekip shumë i mirë, por ne duhet të shohim veten tonë dhe duhet të japim maksimumin, kur luan derbi ke një energji të fortë dhe shumë emocione për ta fituar, por me Vllazninë është një derbi tjetër. Çdo ndeshje duhet të jetë derbi se ne me patjetër duhet të fitojmë çdo ndeshje. Unë mundohem që të jap maksimumin çdo ndeshje për të ndihmuar ekipin së bashku të gjithë.”

Tifozeria – “Kur ke shumë tifozë atmosfera ishte e bukur, ndeshja ishte e mirë shumë e veçantë, për eksperiencën time dhe do të përsëritet me Tiranën gjithmonë. Jam i fokusuar vetëm te Tirana.”, përfundoi Ardit Toli.

Related posts

Barcelona shënon golin e katërt ndaj Levantes

Sadik.Autor

SHKARKIMI I KATËRT NË KARRIERË/ Nuk ikën pa kosto, Koeman largohet nga Barcelona me… 12 milionë euro

Delo.autor

“PËRBINDËSH” I ETUR PËR GOLA/ Ronaldo është shumë pranë rekordit historik me Portugalinë

Delo.autor

Leave a Comment