Futboll Kategoria Superiore Sport

SUPERIORE/ Kukësi kërcënon kreun, Dinamo pikë të arta ndaj Skënderbeut. Ja si ndryshon renditja…

Kanë përfunduar dhe dy ndeshjet e tjera të ditës së sotme në Kategorinë Superiore.

Në orën 13:45 në stadiumin “Arena Egnatia”, Kukësi triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Vllaznisë. Me këtë triumf, skuadra verilindore klasifikohet e treta në kuotën e 11 pikëve, ndërsa shkodranët renditen në vendin e 4 në kuotën e 9 pikëve.

Në orën 16:45 u luajt ndeshja Skënderbeu-Dinamo e fituar nga blutë e kryeqytetit me rezultatin 0-1. Me këtë triumf “nëndetsja” renditet në vendin e pestë në kuotën e 9 pikëve, ndërsa korçarët klasifikohen në vendin e fundit në kuotën e tre pikëve.

Gjatë ditës së djeshme Teuta mposhti skuadrën e Egnatias dhe Laçi arriti fitoren e parë në kampionat teksa mposhtën në transfertë Kastriotin.

Ndërkohë nesër do të luhet dhe kryendeshja e javës së gjashtë në Kategorinë Superiore, derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani në orën 19:45 në stadiumin “AIR Albania”

SFIDAT E JAVËS SË 6-TË NË KATEGORINË SUPERIORE –

E shtunë, 23 tetor 2021 –

EGNATIA 0-1 TEUTA

Kallaku (p) 80′

KASTRIOTI 0-1 LAÇI

Mazrekaj 71′

E dielë, 24 tetor 2021 –

KUKËSI 2-0 VLLAZNIA

Sh. Taipi 29′, Ndreca 83′

SKËNDERBEU 0-1 DINAMO

Çinedu 69′

E hënë, 25 tetor 2021 –

TIRANA – PARTIZANI | 19:45 | “AIR Albania”

RENDITJA

Related posts

“JAM I SIGURT SE…”/ Agjenti Mendes zbulon të ardhmen e CR7 dhe bënë parashikimin

Delo.autor

Real Madridi përgënjeshtron interesimin për brazilianin, do vetëm belgun e CHELSEA

Sadik.Autor

U ANULUA GOLI I SADIO MANE/ Klopp merr vendimin që mos festojë më, arsyeja do iu habisë…

Delo.autor

Leave a Comment