Futboll Ligue 1 Sport

TELENOVELA “SERGIO RAMOS” VAZHDON/ Shtyhet rikthimi i tij tek PSG. Komunikata e fundit “Mallkimi” i Real Madrid?

Përditësim nga stafi mjekësor i Paris Saint-Germain mbi kushtet e Sergio Ramos.

Mbrojtësi do të vazhdojë punën e personalizuar nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor edhe për 10 ditë të tjera me qëllim rikthimin në stërvitje me grupin.

Mos harroni se spanjolli, 35 vjeç, nuk ka luajtur kurrë që nga ardhja e tij, madje as në një ndeshje miqësore.

Një situatë që po bëhet gjithnjë e më shqetësuese, deri në atë pikë sa të ushqejë thashethemet për lamtumirën e tij qysh në janar.

Mbrëmjen e djeshme Mauricio Pochettino nuk ishte i pabalancuar në lidhje me kthimin e tij, megjithatë, duke u përpjekur të ruante një optimizëm të caktuar për kthimin e tij në grup…

Duket sikur te jete nje mallkim ky nga Real Madrid per ate lamtumire aq te shpejte dhe me parametra zero…

Related posts

Bilanci financiar, Fassone jep lajmin e ‘hidhur’ për tifozët e Milanit

Q.Autor

KORONAVIRUSI/ U përfol se Salah është prekur nga epidemia, reagon ashpër agjenti i tij

Delo.autor

PARTIZANI-TEUTA/ Pritet një sfidë e “luftuar” nga të dyja ekipet, objektivi është fitorja (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment