Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ Barcelona rinovon akordin deri më 2026 me yllin Pedri, i vendos klauzolë “astronomike” prej…

Barcelona ka njoftuar në një deklaratë zyrtare se Pedri Gonzalez, mesfushori i talentuar, do të vazhdojë të veshë fanellën blaugrana deri në qershor 2026. Siç pritej, lojtari kanarian ka rënë dakord me kushtet e ofruara nga klubi katalanas, teksa nesër do të firmosë kontratën e re dhe do të flasë në një konferencë shtypi.

Pedri ka treguar në një vit e gjysmë, sa ka luajtur me ekipin e parë të Barçës, se është një nga lojtarët më specialë. Kjo është arsyeja pse presidenti Joan Laporta nuk ka dashur të humbasë kohë për rinovimin e tij, duke pasur parasysh se është një lojtar kyç si për të tashmen, ashtu edhe për të ardhmen e Barcelonës.

Pedri është titullar tek ekipi katalanas dhe në kombëtaren spanjolle. Si i tillë, drejtuesit kanë dashur t’ia zgjasin kontratën. Vullneti i lojtarit ka qenë gjithmonë që të vazhdojë te Barça, kështu që klubi ka dashur ta mbrojë atë nga tundimet e mundshme.

Për këtë i ka vendosur një klauzolë prej një milliard eurosh, e cila është historike. Asnjë futbollist më parë nuk është vlerësuar me një klauzolë të tillë ekstra stratosferike. Pas zyrtarizimit të Pedri, Barça do të vazhdojë punën për të rinovuar e Ansu Fati, Gavi dhe Sergi Roberto.

Related posts

Trajneri Southgate edhe në “Katar 2022” , me Belgjikën pritet formacioni klasik

Isa.Autor

(FOTO) Mbyllen ndeshjet e Serie A, Benevento e Memushajt rikthehet me ‘këmbë në tokë’

Q.Autor

AKSIDENT ABSURD VJEN NGA ANGLIA/ Flamuri i këndit godet në t*** tifozin! (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment