Futboll Sport

“TOPI I ARTË”/ Shpërthen Evra: Mjaft me Messin, nuk mund ta fitojë gjithmonë

“Topi i Artë? Jam lodhur duke parë Messin ta fitojë atë”. Patrice Evra del kundër dhënies së mundshme të trofeut për kampionin argjentinas. Sipas ish-lojtarit të Juventusit, ka kandidatë më të merituar. “Nëse do t’ia jepnin atij, – tha Evra për Espn, – do ta justifikojnë këtë zgjedhje duke thënë se Messi fitoi Kupën e Amerikës. Por, çfarë bëri pjesën tjetër të sezonit te Barcelona?”

Messi tashmë ka gjashtë “Topa të Artë” në vitrinën e tij, një më shumë se Cristiano Ronaldo. Kapiteni i Albiceleste konsiderohet ndër favoritët kryesorë për ta fituar çmimin prestigjioz edhe këtë vit. “Sipas mendimit tim, Topi i Artë duhet t’i shkojë Jorginhos ose Kantes, – vazhdoi Evra, – jam i lodhur duke ia dhënë gjithmonë Leo Messit”.

Trajneri i Bayern Munich, Nagelsmann, është gjithashtu në të njëjtën linjë mendimi: “Lewandowski e meriton Topin e Artë dhe mendoj se duhet t’ia japin atij, sepse në tri vitet e fundit ka pasur vazhdimësi më të madhe pozitive se kushdo tjetër”.

Related posts

Çmenden në Kinë, i ofrojnë Messit më shumë se 90 milionë euro në sezon…!

Q.Autor

Antonio Conte “harron” futbollin, tani fillon të luajë volejboll (FOTO)

Isa.Autor

JUVENTUS PËRBALLË RONALDOS? Do të ndodhë, nuk është shaka (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment