Futboll La Liga Sport

SHKARKIMI I KATËRT NË KARRIERË/ Nuk ikën pa kosto, Koeman largohet nga Barcelona me… 12 milionë euro

Që nga orët e para të së enjtes, Ronald Kuman nuk është më trajner i Barcelonës. Klubi katalanas ka vendosur ta shkarkojë teknikun holandez pas humbjes së pësuar përballë Vajekanos të mërkurën në La Liga. Barça u mund 0-1 duke bërë që durimi i Laportës të soset. Shkarkimi i tij ishte te dera, pasi muajt e fundit ishin kthyer në një “ik e hajde”, që nuk i zgjidhi asnjë problem Barcelonës.

SHKARKIMI I KATËRT – Shkarkimi i Ronald Kumanit nga Barcelona nuk është i pari për të në karrierën e tij si trajner. Që kur ka nisur punën e trajnerit në vitin 2000, për Kumanin ky është shkarkimi i katërt. Shkarkimi i tij i parë ka ardhur pikërisht në Spanjë, kur drejtonte Valencian. Ai erdhi në mesin e sezonit për t’i zënë vendin Kike Sançez Floresit, por vetëm në 6 muaj ai u kthye në një “armik publik” si për tifozët ashtu dhe për lojtarët e Valencias.

Largoi nga ekipi pesha të rënda si Santi Kanizares, Angulon dhe David Albeldën për të përfunduar edhe vetë i shkarkuar në prill të vitit 2008. Në vitin 2009 ai mori drejtimin e Alkmarit në Holandë, ekipi i tretë pas Viteshes dhe Ajaksit. Por aventura me Alkmarin zgjati pak, teksa në dhjetor u shkarkua pas 8 humbjesh në 16 takimet e para. Në vitin 2014 ai u transferua në Premier Ligë me Sauthemptonin, ku pas një pune të mirë iu bashkua Evertonit.

Por Evertoni rezultoi një “karamele” e hidhur për të, pasi si pasojë e rezultateve aspak të mira ai u shkarkua nga klubi nga Liverpuli. Për të mbërritur te Barcelona, aventura e të cilit zgjati 67 ndeshje, ku humbja me Vajekanon i dha fund një kalvari të nisur prej muajsh.

KOSTO – Largimi i Ronald Kumanit nga Barcelona sigurisht që do të shoqërohet me një kosto financiare për klubin katalanas. Holandezi nuk do të ikë falas nga “Camp Nou”. Sipas mediave spanjolle, Barcelona i detyrohet rreth 12 milionë euro tashmë ish-teknikut të saj, ku përfshihen pagesa e gjithë këtij sezoni si dhe një shumë prej pesë milionë eurosh të tjera, për të cilat palët ishin dakordësuar më parë që në momentin e firmosjes së kontratës.

Ndërkohë, mediat, gjithashtu, nënvizojnë se me gjithë arritjen e marrëveshjes me Ksavin, Barcelonës ndryshimet në stol pritet t’i kushtojnë plot 16 milionë euro.

Related posts

Publikohet formacioni më i mirë i javës në Premier League, Aguero udhëheq sulmin

Q.Autor

GODITI ME SHPULLË KUNDËRSHTARIN/ Merret vendimi për Messin, ja sa ndeshje dënohet “Pleshti”…

Delo.autor

TEK JUVENTUSI KA FESTË/ SUPER SULMUESI do të rinovojë me bardhezinjtë deri në vitin…

Isa.Autor

Leave a Comment