Futboll Sport

TRIUMFUAN ME PËRMBYSJE NDAJ RUMANISË/ Flik në qiellin e shtatë: Gjermania ime nuk vdes kurrë

Ishte një Hansi Flik më i lumtur se kurrë dhe kjo me të drejtë pas asaj fitoreje të merituar edhe pse të stërmunduar ndaj Rumanisë. Hamburgu ishte dëshmitar i një sfide e cila prodhon rrallë një futboll të tillë. Trajneri gjerman tha pas ndeshjes se ishte një nga paraqitjet më të mira të skuadrës së tij që kur ka marrë drejtimin e “Pancerave”.

“Jam shumë i lumtur pasi për mënyrën se si po luanim nuk meritonim të humbisnim. Çfarë reagimi nga skuadra, një bravo e madhe të gjithëve edhe pse gabuam në disa raste duke lejuar kundërshtarin t’i afrohej zonës. Goli i parë mund të evitohej”, tha 56-vjeçari. I pyetur nëse kualifikimi ishte siguruar, ai tha:

“Kemi ende ndeshje për të luajtur dhe mendoj që nuk duhet të mendojmë kurrsesi që jemi kualifikuar. Sigurisht që ishte një hap i madh drejt Botërorit, por ende nuk kemi siguruar gjë matematikisht dhe deri atëherë nuk preferoj të flas për këtë gjë.

Tani kemi një ndeshje delikate në Maqedoninë e Veriut të cilën do ta vlerësojmë maksimalisht, të gjithë e dimë se si përfundoi ndeshja e parë”, përfundoi Flik.

Related posts

PAS FITORES NDAJ KASTRIOTIT/ Daja: Sot kishin vlerë vetëm tre pikët, morëm bashkë përgjegjësitë pa deleguar fajin

Delo.autor

Tifozi rus me precedent penal: Na kanë paralajmëruar për dhunë në Kupën e Botës

Sadik.Autor

Kroos: Do të jetë e vështirë pa 50 golat e Ronaldos

Sadik.Autor

Leave a Comment