Futboll Seria A Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Lazio nuk humbet kohë, Tare i shkon në shtëpi ish-trajnerit të Juventus-it

Sipas ‘’Sky Sport Italia’’, Igli Tare ka bërë një vizitë në shtëpinë e teknikut Mauricio Sarri për të bindur këtë të fundit të ulet në stolin e Lacios.

Me largimin e Inzagit drejt Interit, Lacio është vënë në kërkim të një trajneri me eksperiencë duke tentuar që të mbaje dhe kontingjentin që ka në skuadër aktualisht dhe sipas gazetës italiane, Sarri është i bindur për skuadrën që do të ketë në dispozicion, por më parë duhet gjetur marrëveshja ekonomike.

Ngërçi i vetëm lidhet me të shkuarën e italianit, i cili duhet të lirohet nga kontrata e tij me Juventusin, por Lacio po përpiqet të joshë me të gjitha mënyrat ish-teknikun e Napolit dhe Çelësit. Mediat italiane shkruajnë se takimi midis Tares dhe tekniku 62 vjeçar po vazhdon ende dhe pritet të mbyllet me pozitivitet të dyja palëve.

Related posts

PASIGURI PËR TË ARDHMEN/ Belajdi Pusi drejt firmës, dy titullarë të Skënderbeut në “ajër

Delo.autor

RIVALITETI ME REALIN/ SIMEONE: Superkupa sfidë e veçantë, ta nisim mbarë sezonin

Isa.Autor

“AI ËSHTË NJË TRAJNER SHUMË PRESTIGJOZ”/ Capello: Vetëm Mourinho nuk mjafton për Romën, keni nevojë për…

Delo.autor

Leave a Comment