Bundesliga Futboll Sport

VETËM 276 MINUTA KËTË SEZON ME HETHA BERLIN/ Matthaus: Kohët e bukura kanë mbaruar për Boateng

Kevin-Prince Boateng ka luajtur vetëm 276 minuta nga fillimi i sezonit me Hertha Berlin. Shumë pak për një lojtar që është marrë për të bërë diferencën për skuadrën.

Në gjashtë ndeshjet e luajtura në këtë sezon, 5 në Bundesliga dhe një në Kupën e Gjermanisë, ish-ylli i Milan-it, ka marrë shumë kritika.

“Të them të drejtën, akoma nuk e kam kuptuar se cili është roli i tij në skuadër. Nuk e di nëse duhet të jetë një lider në fushë apo jashtë saj”, ka thënë Matthaus për Bild. Sky SportDeutschland.

“Bobic (drejtori sportiv i klubit) është shumë i lidhur me të nga koha e Eintracht Frankfurt, por flasim për një kohë kur Boateng ishte akoma një lojtar i madh. Duket se ato kohë të bukura kanë mbaruar”.

Shifrat i japin të drejtë Matthaus-it, me Boateng që nuk ka shënuar asnjë gol dhe nuk ka dhënë asnjë asist.

Related posts

ÇFARË PO NDODH TEK BARCELONA/ Nuk ftohen Messi e Busquets, Rakitic e Roberto kanë…

F.autor

“MESSI TEK REAL MADRID? DO TË ISHA I KËNAQUR”/ Mbrojtësi Ramos: Kalimi tek Barcelona? Kjo shkon përtej parave…

Delo.autor

E KËRKONTE PREJ KOHËSH/ Manchester United merr vendimin e papritur për një objektiv të merkatos

F.autor

Leave a Comment