Futboll Ligue 1 Sport

“VITIN E KALUAR DOJA TË LARGOHESHA NGA LIVERPOOL”/ Shaqiri: Ja si Klopp nuk më lejoi të kthehesha në Itali

Xherdan Shaqiri ka nisur një aventure të re me skuadrën e Lionit pas 3 viteve të kaluar te Liverpul.

Edhe pse e kërkuan disa skuadra, Shaqiri vendosi të shkojë në Francë aty ku është përshtatur mjaft mirë. Në një intervistë për gazeën zvicerane “20min”, Shaqiri ka treguar si Klop e ndaloi të kthehej në Itali ku destinacioni i mundshëm mund të ishte Milani, pas kuqezinjtë patën një interesim konkret në verë.

“Një vit më parë doja të ikja nga Liverpuli dhe përveç Lionit më donin edhe ekipe në Spanjë dhe Itali. Klubi nuk më la të shkoj. Këtë verë bisedova me trajnerin dhe gjithçka u zgjidh. Ai më shkruajti kur u përfundua marrëveshja dhe më tha se unë jam një lojtar i mirë dhe një djalë i mirë. Ne gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie të mirë. Kurrë nuk kemi pasur probleme, unë thjesht kam dashur të përballem me një sfidë të re pasi është normale në futboll dhe Klop më ndihmoi me këtë.

E ardhmja? Unë nuk kam një plan specifik. Unë kurrë nuk kam menduar se do të luaja për Liverpulin. ose me Bajernin,tani dua të vazhdoj të luaj në nivelin më të lartë për aq kohë sa trupi im do të më lejojë”, ishin fjalët e Shaqirit.

Related posts

Milani nuk humbet kohë dhe nis tratativat për të ofruar futbollistin e Torinos

Sadik.Autor

NDALEN “DEMAT” ME BARAZIM/ Starova u bën “bllokadë” me Laçin

Delo.autor

Orges Shehi, apel kryesuesve: Asnjë nënvlerësim ndaj Lushnjës

Q.Autor

Leave a Comment