Futboll Ligue 1 Sport

E BUJSHME/ Zbulohet prapaskena, Sergio Ramos mund të largohet nga PSG-ja në merkaton e janarit

Aventura e Serxho Ramos tek PSG-ja është kthyer në një telenovelë të vërtetë. Edhe pse ish-kapitenit i Realit u transferuar me bujë në Paris pas 3 mujash ende nuk ka bërë debutimin me fanellën e skuadrës së re duke hedhur dhe hije dyshimi mbi situatën aktuale në klub.

Debutimi i Ramos është shtyre disa herë me justifikimin dëmtimeve, por gazeta “Il Nacionale” ka hedhur një bombë të vërtetë ditën e sotme. Leonardo po shqyrton mundësinë të largojë Serxho Ramos që në janar, duke djegur transferimin e bujshëm në Paris këtë verë. Arsyeja janë dëmtimet e shumta që po kalon 35-vjeçari i cili gjatë vitit 2021 është aktivizuar gjithsej 440 minuta.

Destinacioni i mundshëm i spanjollit mund të jetë Mançester Junajtid e cila e kërkoi dhe gjatë verës, por vendosi të transferojë Rafael Varanen. Ndërmjet klubeve do të gjendej një gjuhë e përbashkët më futjen në tratativa të Antoni Marsial i cili do të vinte në Paris në formën e huazimit ndërsa Ramos do të shkontë në Mançester në mërnyrë përfundimtare.

Related posts

Kukësi përcakton ditën kur do të prezantohet trajneri Armando Cungu

Isa.Autor

ZYRTARE/ Bledi Shkëmbi nuk është më trajner i Dinamos, “nëndetësja” i beson pankinën…

Delo.autor

POZICION JASHTË LOJE? Salah barazon gjithçka, gjyqtari i prish festën (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment