Futboll Ligue 1 Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ PSG futi në tratativë Sergio Ramosin në këmbim të sulmuesit të Manchester United

Në sesionin e fundit të merkatos së verës, PSG zhvilloi fushatë të nivelit të lartë botëror të transferimeve. Leonardo përfitoi nga mundësitë e arta të transferimeve si psh nga Hakimi, deri te transferim me parametër zero të Donarumës, Vajnaldum dhe mbi të gjitha, Lionel Mesit.

Një emër mungon në apel që sigurisht nuk kalon pa u vënë re tek skuadra pariziene, Serxho Ramos. Sepse ish-kapiteni i Real Madrid, ishte një nga goditjet më efektive të klubit.

Mbrojtësi, duke mos gjetur një marrëveshje me Real Madridin për rinovimin e kontratës, u transferua te PSG ku ai ende nuk ka debutuar me fanellën e parizienëve për arsye të problemeve fizike.

Problemet e muskujve dhe probleme të tjera që, sipas asaj që raportohet nga “El Nacional”, do ta kishin bërë klubin francez të mendonte edhe për shitjen e lojtarit.

Nga sa është raportuar, PSG ishte përpjekur të përfshijë Serxho Ramos në një shkëmbim me Mançester Junajtid për Entoni Marsial, duke marrë megjithatë, një përgjigje negative.

Spanjolli deri më tani ka luajtur vetëm 444 minuta gjatë gjithë vitit 2021 me Realin Madridit, dhe nuk përjashtohet mundësia se spanjolli veteran mund të përfshihet në listën e lojtarëve që do të përfundojnë në merkato në muajin janar.

Related posts

KAOSI TEK MAN UNITED/ Frika më e madhe e Ferguson mund të kthehet në realitet

Isa.Autor

Milan: Mirabelli largohet, Sabatini e zvëndëson!

Sadik.Autor

“I UROJ INTERIT MË TË MIRËN NË ÇDO KOMPETICION”/ Flet Icardi: Do të bëja çmos për të…

Delo.autor

Leave a Comment